Këshilla/Blog

Elia 07.01.2021

Jam e fejuar dhe ajo qe me shqeteson jane ofendimet qe me ben parkneri acarohet per hic gje dhe ne menyre indirekte me ofendon -kercenon .Kjo situate vazhdon prej dy vitesh e njejte , premton qe zdo ndodhi me nje gje e tille po perseri ndodh .Zdi cte bej me ate njeri?

  1. Elisa Berdica says:

    Pershendetje e dashur, te falenderoj qe na shkruan.
    Kjo eshte vertete nje gjendje e pakendshme dhe e kuptoj se si te ben te ndihesh. Ne duam te kemi suportin dhe dashurine e njerzve qe zgjedhim si partnere. Gjeja e fundit per te cilen kemi nevoje jane ofendimet e kercenimet. Gjeja e pare qe mund te mendosh eshte te distancohesh psikologjikisht nga keto ofendime, por sa me afer e sa me te lidhur jemi me dike, aq me shume efekt fjalet e tyre kane mbi ne. Prandaj kjo nuk funksionon. Nese do ta beni lidhjen te funksionoje, duhet te uleni e te flisni me qetesi e te gjeni nje zgjidhje. Ti mund te kalosh lehtesisht disa vite te tjera duke u munduar ta kuptosh e te gjesh shkaqet se pse partneri yt sillet ne ate menyre. Kjo ka te beje me shume gjera, si personaliteti i tij, karakteri, temperamenti, femijeria, stili i prinderimit qe prinderit e tij kane perdorur, kultura, e keshtu me radhe. Por shpesh edhe nese i ben keto analiza dhe gjen shume pergjigje, ato nuk do ta ndryshojne sjelljen e partnerit tend. Ndryshimi duhet te vije nga vete ai. Eshte ai qe duhet te kuptoj se sa po te demton me kete sjellje. Kur jeni te dy te nevrikosur eshte veshtire te komunikoni sepse njerezit qe jane ne momente nervash nuk degjojne si duhet. Prandaj eshte e rendesishme te flisni kur jeni te dy te qete. Eshte e trishte kur njerezit na marrin per te qene. Ato mendojne se do te jemi prane tyre gjithmone, pavaresisht menyres se si sillen. Prandaj eshte e rendesishme te jemi te forte e te vendosim kufinj. Duhet ta bejme te qarte qe nuk do jemi gjithmone aty, nese sjellja e tyre nuk ndryshon.
    E dashur, mireqenia jote psikologjike e emocionale eshte me e rendesishme se cdo gje tjeter. Njerezit jane ashtu si jane, shpesh here nuk ndryshojne, ose ndryshimi eshte shume i avashte. Jemi ne ato qe duhet te zgjedhim betejat tona e te vendosim sa kohe duam te kalojme duke u munduar t’i bejme gjerat te funksionojne. Mund te kalosh nje jete duke u munduar te ndryshosh dike, por mendo se sa peshon e gjithe kjo pervoje mbi shpatullat e tua.
    Pra, mendo per keto gjera, vlereso ndjenjat qe ke per te dhe peshen e fjaleve te tij, dhe zgjidh betejen tende.
    Shpresoj qe kjo te te ndihmoje.
    Te pershendes,
    Elisa

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV