Anonim 16.01.2021
Kohet e fundit shoku im I ngushte nuk ka qene mir …. Ka oasur ca probleme …le te themi te moshes por ditet e fundit nga lendimi I tepert vendosi te shkepuste CDO lidhje …nuk kam asnje kontakt me te kam 2 dit qe nuk marr pergjigje nga ai me tha qe do ishkepuste te gjitha lidhjet madje me tha qe kjo periudhe do zgjasi pergjithmon dhe kam frik ta humbas …dua te di a.do te kthehet ai serish ne gjendje normale dhe cfare duhet te bej une ne nje situate te tille ?Ju lutem me ktheni pergjigje sa me shpejt se nuk po duroj dot me me kete shqetesim ??
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Faleminderit qe zgjodhe te shkruash kete leter! Eshte natyrale te ndjesh shqetesim dhe frike per shokun tend te ngushte, por secili prej nesh ka menyren e tij per tu perballur me situata te pakendshme apo te dhimbshme. Izolimi dhe shkeputja per pak kohe nga njerezit mund te jete nje prej formave te reagimit. Kuptoj nga letra jote se mund te ndjesh nje pergjegjesi te larte per ta ndryshuar gjendjen e tij dhe per ta rikthyer ate ne “normalitet”, por pamundesia per ta arritur, mund te te demtoje ty duke te ngarkuar me ndjenja faji, ankth apo pasiguri. Eshte e rendesishme te kuptosh, qe pavaresisht deshires se mire eshte mjaft e veshtire te ndryshosh disa gjera qe nuk jane te tuat, qofshin keto mendime, perjetime apo zgjedhje. Nga ana tjeter, nuk di te te tregoj me siguri nese shoku yt do te kthehet perseri ne ate qe quan “gjendje normale”, pasi nuk jam ne gjendje te kuptoj se cfare po ndodh me te… Ajo cfare mund te sugjeroj ne kete rast, eshte ti besh me dije se je aty per te kurdo qe ai do te deshiroje te flase apo thjesht te qendroje ne pranine tende (edhe ne heshtje). Mund ta ftosh te dilni bashke per te ecur apo per te bere ndonje aktivitet qe ju pelqen, pa qene e nevojshme te ndjeje se duhet te shpjegohet apo te gjeje zgjidhje. Jepi kohe vetes dhe mikut tend. Gjithashtu, mund ti sugjerosh te kerkoje ndihme profesionale qofte privatisht ose falas ne shkolle apo ne qendra sociale ku mund te marre keto sherbime. Mund ta inkurajosh te shkruaje dhe ne kete platforme per te marre ndihme si nga sherbimi online i keshillimit permes chatit, ose nepermjet letrave. Uroj te kem ardhur ne ndihme. Nese deshiron apo ke pyetje mund te shkruash perseri.
Gabriela