Naivee 16.01.2021
Pershendetje!
Jam ne nje konfuzion me veten.Kur kam qene e vogel isha nje tip shume i ndrojtur dhe i pafajshem,shume naive .Te tjeret perhere me ofendonin duke me quajtur bufe dhe me thoshin ajo nuk eshte e shkathet dhe me sulmonin perhere .Me kalimin e kohes fillova ti kthehesha ketyre njerezve sepse s mund ti duroja dot me te me ulnin e te me thonin,jo po naive jo po s je e zonja.Por tn kam frike se ne cdo mhb e marr me teper se c duhet personale dhe kundershtoj dhe reagoj keq.Me pas pendohem.Nuk di c te bej jam 20 vjec dhe nga frika mos me shkelin me kembe filloj dhe kundershtoj,sidomos me ata qe i konsideroj miq te vertete kur e shoh qe duan te me ulin reagoj keq dhe ja perplas te gjitha ne fytyre,pst pendohem.Dua te jem e forte por perseri e vras mendjen me shume se c duhet.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Më vjen mirë që po shkruan dhe po ndan gjendjen tënde konfuze, e cila kam përshtypjen që për shumë kohë ka qenë brenda teje. Që në moshë të vogël ke rënë pre e bullizmit dhe kjo gjë nuk është aspak e lehtë. Besoj ke vuajtur shumë. Mjaftueshëm pikëpytje mund të jenë ngritur në mendjen tënde që përse të ofendonin, sulmoheshe dhe përkufizoheshe si jo e shkathët dhe naive.. Kjo gjë është e dhimbshme ! Ti ke qenë e vogël dhe në ndërveprimet sociale ke marrë sulmim, dhe në vetvete sulmi kthehet mënyrë reagimi. Sulmo për tu mbrojtur..dhe sulmi maskon frikën brenda teje.. ankthin dhe përmbush nevojën për tu parë si e fortë. Ama, ti dëshiron të mbash marrëdhënie, dëshiron miqësi dhe pendesa që vijon pas sulmit tënd është një thirrje e pastër për ndihmë. Më vjen mirë që e ke dëgjuar këtë thirrje dhe që po kërkon ndihmë. Frika brenda teje duhet të flasë, ankthi të përjetohet dhe shumë konfuzione brenda teje duhet të eksplorohen që më pas të mund të formësosh mënyra menaxhimi emocional dhe reagimi të përshtatshme me situatat. A jeni gati për një udhëtim në kohë? Mund të vijojmë eksplorimin së bashku..sikurse dhe mund të komunikosh në chatin online të http://www.nukjevetem.al. Të uroj qetësi,
Arela