Mr19 16.01.2021
Përshëndetje! Jam ne javen e 13 te shtatezanise. Kam kruarje dhe djegie vaginale sidomos ne pjesen hyrese te saj. Gjate marrëdhënieve kam dhimbje, djegie dhe nje skuqje e fryrje te lehte te buzeve te brendshme. Nuk kam secrecione me shume se zakonisht. Ato qe jane i kam ngjyre te bardhe (transparente) ne te verdhe. Bera analize urine me dolen leukocitet per fushe te larta 35 dhe ph 6.5. Me keshille te mjekut perdora fosfomycin. Perserita analizën e urines dhe leukocitet ishin normalizuar. Ph kishte shkuar 5. Por gjendja fizike vazhdon njesoj. Bera mbjellje te urines doli negative. Nga ato qe lexova shenjat ngjajne me mykun vaginal. Por a nuk duhet te dilte ne urokulture? Apo duhet te bej mbjellje te sekrecioneve vaginale? Po me sy te lire e dallon doktori? Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe na ke shkruar.
Urime per shtatezanine dhe ju shkofte mbare. Ju rekomandojme te beni nje vizite te gjinekologu dhe nje test te sekrecioneve vaginale.
Gjithe te mirat,
Stafi i Nuk je vetem