Tiiiii 20.01.2021
Prsh.jam nje vajz 26 vjece,kam nje muaj e gjys qe jam ber nen per her te par.qe ne fillim te shtatzanis kam pas stres mirpo gjat 5 mujorit te fundit mu shtua me shum.u mbylla ne shpi dhe vetem flija.skisha nerva pr asgje,doja te rrija vetem,qaja.te njejten gje ndjej dhe tani pas lindjes.madje para disa ditesh pata nje debat me burrin dhe vendosa te vija te shtepia e babit pasi doja te qetesohesha.nuk duroj dot njerez behem nervoze.dua te rri vetem me benin.ju litem cfar kam e cmund te bej ???
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur,
Si fillim, më lejo të të uroj që je bërë nënë dhe shpresoj që fëmija yt të rritet sa më i shëndetshëm! Nga letra jote kuptoj që po përjeton një gjendje stresante. Disa gra, kur bëhen nëna, mund të përjetojnë një periudhë të vështirë emocionale dhe kanë shqetësime si këto që ke përshkruar më sipër. Shqetësimet emocionale, stresi, irritimi, rënia e humorit, nervozizmi, vetmia, etj. janë disa përjetime normale mbas lindjes. Ndryshimet e mëdha hormonale pas lindjes janë një faktor me shumë ndikim në këtë rast. Mirëpo, kur shqetësimet zgjasin përtej muajit të parë pas lindjes, është e nevojshme të kërkosh ndihmë psikologjike. Unë do të të sugjeroja të kërkoje mbështetjen e anëtarëve të familjes për t’i përballuar më mirë vështirësitë që po përjeton. Përtej ndihmës që mund të të japin bashkëshorti, familjarët dhe miqtë, do të të sugjeroja të flisje nga afër me një psikolog për të parë nëse janë të nevojshme disa seanca për të folur dhe për t’u lehtësuar nga përjetimet e vështira që ke. Para se ta kërkosh ndihmën konkrete nga një profesionist, do të të sugjeroj që të marrësh kohë për veten dhe të krijosh një rutinë sa më të thjeshtë që përfshin kujdesin për veten dhe kujdesin për foshnjën, duke u siguruar që të kesh ndihmë dhe mbështetje sa më shumë të jetë e mundur nga njerëzit që të rrethojnë. Përpiqu të fokusohesh te nevojat e tua dhe kërko ndihmë, pasi je në kohë për ta marrë ndihmën që të nevojitet nga një profesionist.
Përzemërsisht,
Lediona Braho
Psikologe