Këshilla/Blog

Elta 21.01.2021

Pershendetje po ju shkruaj serisht
Problemi im eshte qe kam gjendra ne te dy gjokset kam bere eko gjiri dhe doktoresha me tha qe jane fibroadenoma. Ne njerin gji kam 3 nje me madhesi 3.2 centimeter kurse dy te tjerat jane me te vogla. Pyetja ime eshte a jane te rrezikshme dhe a ka ndonje kure per ti kuruar fibroadenomat.
Faleminderit!!

  1. Melona says:

    E dashur edhe une kam fibroadenoma ne te dy mjeket me bene biopsi ne fillim per te qene te sigurt dhe pastaj thane qe perderisa nuk e vazhdojne rritjen nuk jane te rrezikshme.
    Por mua ne gjirin e majte me shkaktonin dhembje shume e sidomos ne kohen e ciklit dhe paten rritje te vazhdueshme i operova dhe jam shume mire.
    Tani kam ende ne te dy por meqe nuk rriten dhe nuk kam dhimbje duhet te beje kontroll qdo 4-6 muaj.
    Mos u shqeteso nuk jan te rrezikshme por nese ty te shkaktojne dhembje mund ti largosh me operim ndryshe nuk largohen.

  2. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje. Fibroadenomat, nga vete emri, jane toptha te vegjel fibrotike, qe nuk jane te rrezikshme ( ne mjekesi asnjehere nuk ka siguri absolute). Nuk dime pse krijohen, per pasoje nuk dime si t’i mjekojme. Prandaj i mbajme nen kontroll dhe ne rast se rriten ose ndryshojne strukture, i heqim.
    Gjithe te mirat,
    Elinda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV