Këshilla/Blog

Kosova 25.01.2021

prsh.
Ka koh qe jam pak vesvese ka 5 vite po kto muj e fundit jo un zakonisht kam frik ka sulmi ne zemer sdi pse por e kam frik meshon mendja kur te me therr gjoksi ose te me mpihet krahu pshtani ne ket momen ora esht 01.34 e nates nuk mundem te fle sepse ka 5 dit qe me mpihet krahu i maj dhe 3 gishata e fundit te dores edhe nje mpihrje e leht e kembes se majt dhe me heret me ka ndodh kjo dmth nuk e kam per her te par amadua ta di psee dhe a esht rrezik kam ber kontroll te kardiologu kam ber EGK ECHO ERGOMETRIN duke vrapu me kan dal mir dhe desha te tregoj qe jam i gjat 1.82 cm pesha 110 kg☺ nuk bej aktivitet se kam frik mos e ngarkoj zemren dhe pi cigaren shtypjen e gjakut e kam 90% te kohes 110/70 ose 125/80 pulsin e kom 66 ..60….70

  1. Era says:

    Eshte ankthi qe ben lojra me ne, zemra ,koka, vdekja, luan kaq bukur me ne , por nuk duhet ta luftojme duhet ta pranojmë

  2. Corbas says:

    Nje pergjighe shum e bukur

  3. Psycho says:

    Une kam vite me kete gjendje. Pranoje qe eshte ankth dhe hiqe nga mendja se ke probleme, vetem ti mund ta luftosh

  4. Përshëndetje, faleminderit që kontaktuat me ne! Siç duket keni një frikë të madhe nga një sëmundje e zemrës por edhe nga një vdekje të papritur. Duke qenë se ekzaminimet tuaja kanë dalë në rregull, me shumë gjasa mund të jetë një çrregullim mendor. Për treguesit që keni shkruar nuk mund të përgjigjem, por nëqoftëse janë simptoma psikologjike do ju këshilloja: – të përpiqeni të menaxhoni stresin, me anë të teknikave të menaxhimit të tij: frymëmarrja, shpërqëndrimi, ushtrime grounding etj. Në internet ka metoda të ndryshme për reduktimin e stresit, që shoqërohen dhe me video. Mund ti kërkoni me këto emra që ju shkruajta.
    – mos kërkoni për më shumë informacion në internet për gjendjen tuaj; – përpiquni të mendoni për arsye të tjera që janë ndjesi normale trupore për të cilat mund të keni këto simptoma: psh. keni fjetur nga njëra anë natën, mund të keni punuar më shumë me atë anë të trupit etj.
    – përpiquni të merreni më shumë me aktivitete që ju pëlqejnë.
    Shpresoj t’ju kem ndihmuar,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV