Ankthi 12.02.2021
Pershendetje .
Kam disa dite qe e mendoj me veten time dhe nuk jam e qet me duket sikur sa me shume e mendoj aq me shume me shtohet.
Kam shume ankth sidomos ne rastet ne siklet apo frik me rreth zemra fort sikur do me dali jasht vendit nuk e kontrolloj dot dhe pse i them vetes qetesohu eshte e pamundut , filloj me dridhen duart dhe e humb kontrollin , eshte e pamundur ta kontrolloj punoje ne recepsion dhe ne momente qe kam nje situat te sikletshme dal jasht kontrolli corientohem , e kam shhme te veshtir saqe po mduket e pamundur ta perballoj?? mendoj gjithmone po sikur ta bej gabim po sikur te heci kshu,mendoj gjithmone negtiven , tlutem me sygjero dicka sese po bejet e padurueshme nuk po jetoj dot e qet dhe e lirshme ..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që komunikove me faqen tonë! Është e vërtetë që ankthi mund të bëhet një problem shqetësues në jetën tonë, siç po e përshkruan dhe ti. Çfarë vë re është që e ke të vështirë të bësh çdo hap, sepse ke frikë nga gabimet. Por a nuk është njerëzore vetëm që të gabosh?
Në lidhje me situatat e ankthit do të të sugjeroja disa këshilla të thjeshta, si më poshtë: – Në momentin që fillon të ndihesh jo rehat përpiqu të mendosh për një vend ose imazh ose një situatë që të sjellë ndjenja pozitive dhe thuaji vetes “ndal” nga mendimet jo të mira; – Mund të të vijnë në ndihmë ushtrime për frymëmarrjen që mund të ulin ankthin: merr frymë thellë dhe ngadalë me hundë, mbaje 2-3 sekonda dhe pastal nxirre frymën. Prit pak dhe më pas përsërite (ki kujdes të mos e bësh shpejt një frymë pas tjetrës sepse mund të përkeqësohet, mund të duhet të presësh 5-6 sekonda); – Fol më dikë që të mbështet, nqs të afërmit nuk të mbështesin, atëherë fol me një person që të kupton më shumë, një shok/qe
– Gjithashtu, mund të marrësh një objekt që ke përpara teje (celular, libër ose diçka tjetër që është e prekshme) dhe ta përshkruash me zë: sa i madh është, çfarë ngjyre ka, për çfarë përdoret etj.
Sidoqoftë, do ishte mirë që nëse vazhdon kështu të konsultohesh me një psikoterapist ose mund
të shkruash në chat – in e kësaj faqeje për një seancë më interaktive.
Shpresoj të të kem ndihmuar,
Veronika