Adnan 18.02.2021
Nje dite ne pune, filloj qe te me rah zemra shume, ne fillim mendova qe do te vdes, por kur filloj qe te me ndalet pas njo 10-15 min mendova qe ndoshta me ka rene sheqeri dhe mora nje qokollad. Fillova te kem nje boshllek ne vete edhe te me duhet sikur nuk jam vetvetja, bile edhe levizjet e duarve te mija me dukeshin ndryshe. Me thjesht, nuk isha vetvetja dhe fillova te shqetesohem se mos jam cmendur. Pasi qe shkova ne shtepi teper i shqetesuar, kam pire dy qetesues dhe kam fjetur ne gjume. Kur jam zgjuar kam pas rrahje te zemres dhe nje gjendje si “Gips” (gjendje pas konsumimit te marihuanes). Kam kerkur ndihme ne emergjenc, rahjet e zemres me dolen keq ndersa kur bere Ekagen me dul qe zemren e kam mire. Kom
bisedu me doktorin dhe ai me tha qe kam pas atak paniku dhe ankth. Me tha doktori qe eshte gjendje e imja dhe me duhet ta kaloj duke e njohur veten. Gjithashtu me tha qe skam nevoj te shkoj tek psikiatri pasi qe do me ngarkoj me hapa dhe jam i rri. Une tash cdo dite kam rrahje te zemren shume here ne dite, nuk jan me intenzitet te fort sa heren e pare por jan duke me shqetesuar shume. Kam frik mos e humbi funksionimin e perditshem dhe mos cmendem gradualisht. Me cmendje kam duke e nenkuptuar humbjen me realitet. Nuk po di nese eshte me mire qe te kerkoj ndihme tek nje psikolog ose ta pranoj e ta luftoj vet. Ju lutem me informoni me shume rreth panikut dhe ankthit edhe nese kjo gjendja ime qe me rah zemra cdo dite a panik i perditshem a cka? Gjithashtu me informoni nese mundet ta kem vetem per nje kohe dhe ta tejkaloj apo do ta kem ter jeten dhe a pasi po kam edhe nje ndjesi te cuditshme per veten a mund qe gradualisht te me krijohet ndonje psikoz. Si te ja dal me kete situaten e re e te papritur qe me ndodhi?
Ju faleminderoj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje adnan
Edhe ti i ke rrahjet e zemres te larta pastaj kur je me mir ato te ulen dhe kur ke rrahje te shpeshta ti shqetesohesh apo jo?
Adnan, mua me ka ndodhur qysh nga mosha shume e hershme. Me kaplonte gjate oreve te mesimit ose perreth njerezve qe nuk isha shume i afert dhe me kalonte pas 10 minutash. Nuk e dija as cka eshte dhe as pse po me ndodhte. E mbaj mend gjate asaj kohe e humbja sensin e rrethines dhe me dukej gjithcka si me e larget dhe e panjohur por e dija se do te kalonte dhe do te isha mire. Kete qe e thashe me ka ndodhur ne shkolle fillore, te mesme dhe fakultet mirepo per kohe te shkurte dhe nuk shqetesohesha asnjehere. Ne nje nga provimet e fundit ne fakultet me erdhi erresim ne sy dhe plogeshti. I kerkova profesorit ndihme por ai kujtonte qe po kerkoja ndihme per provim dhe me tha ”koleg, nuk ka pytje ne provim”. Vendosa ta le provimin dhe te dal jashte ne ajer te paster pasi provimin ishim duke e mbajtur ne bodrum dhe ajri ishte shume i rende. Pasi dola jashte u qetesova. Pas nje muaji, nje dite te bukur te qershorit e kam perfunduar punen ne ora 4 pasdite. Isha shume i stresuar dhe vendosa ta therras nje shok qe po vinte prej pune dhe te pinim nga nje birre. Befasisht, me kaploi ankthi i cili nuk e dija se cka eshte. Ishim ne terase dhe kishte shume njerez perreth. Me erdhi shume erresim dhe plogeshti dhe nuk po kalonte. Nuk po mund te kthjellesha asesi. Edhe une mendova se me ra sheqeri dhe bleva nje snickers dhe nje shishe uje. Vendosa te nisem per ne shtepi dhe te pushoj se kisha shume kohe qe s’kisha fjetur sic duhet. Edhe ne autobus nuk po ndalej erresimi i syve dhe plogeshtia qe me kishte kapluar. Kur shkova ne shtepi nje shok me bente presion qe te shkoja t’i beja analizat dhe te shikoja se mos kam probleme me shendetin fizik. Nga presioni dicka filloi te me vlonte brenda dhe ajo gjendje vetem shkonte duke u rritur dhe gati perfundoi ne panik. Aq keq isha sa s’shpresova me se do te mund te me ndihmonte as te shkoja ne emergjence. Te nesermen me mengjes shkova te beja analizat dhe me dolen perfekt. Serish ndihesha i trazuar dhe gati per panik. Caktova nje termin te psikologu dhe kur shkova shpresova se nuk do te me pershkruaj asgje dhe me pershkruajti antidepresante dhe alprazolam. Kur kam dalur nga zyra serish jam bere gati per panik. Deri ne janar kam qene shume keq, flija vetem nga nje ose dy ore ne nate, lexoja keso gjera kot, kisha tendosje shume te madhe ne trup, dhimbje ne gjoks, therrje ne kembe, djerse, plogeshti, kokedhimbje dhe mendoja se kurre s’do te bej me mire. Tash prej se eshte ndrequr pak moti jam shume me mire. E kam vazhduar punen normalisht dhe cdo dite po me duket me e bukur se ajo qe kaloi. Mos u shqeteso, mos lexo shume gjera. Cmenduria eshte krejt dicka tjeter dhe nuk lidhet asgje me ankthin, ti dhe une madje e kemi te pamundur te cmendemi edhe sikur te duam. Terapia me nje psikolog apo psikiater mund te te ndihmoj shume. Nuk eshte turp te kerkosh ndihme, shendeti mendor eshte aq i rendesishem sa shendeti fizik.
Shpresoj se je me mire edhe nese nuk je mire dije qe ankthi po te genjen sepse mire je. Shendet!