Dilara 21.02.2021
Jam 33 vjec dhe kan 18 vjet qe me ulje – ngritje po perballoj kete ankth te shpifur qe me ka lodhur sinqerisht. Jam kuruar me barna dhe sa here i pija qetesohesha disi , por kur i lija, pas 6 muajsh fillonin perseri krizat e panikut. Edhe tash jam ne nje situate te tille. Kam probleme me te ushqyerit , madje kam rene shume ne peshe, sepse me duket sikur mbytem kur ha dhe trupin e kam ne gjendje alarmi gjithe kohen. SSRI kam 6 muaj qe i kam lene , sepse nuk dua te jetoj gjithe jeten me barna , jam e fejuar dhe dua te behem nene. Ju lutem me jepni nje keshille si te shpetoj njehere e mire nga kjo gjendje.Respekte!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dilara, uroj tna kaloj Ky ankth, te lutem mund te mi thuash te.gjitha simptomat qe ke ???? Marrje fryme ke ??? Rrahje te forta zemre ? Ne cfare mjekimi ke qene ? Te pershendes
Pershendetje!Mbajtje fryme kam , rrahje te shpejta zemre dhe ndjesine sikur mbytem , nuk kspercej dot ushqimin, mezi. Nje alarm i papare ne trup dhe naten shpeshherd zgjohem me nje uri per te marre fryme , me nje gjendje sikur jam duke vdekur dhe me dridhet trupi e me rreh zemra shume shpejt. CITALOPRAM kam perdorur me se shumti gjithe keto vite. Te qetesojne ne momentin qe i perdor , por me pas po i le , rikthehet paniku.
Pershendetje dhe un jam qe vuaj nga mendimet e keqiaa por me eshte fikesuar me se shumti zemra kur po kam rrahje t shpeita apo t larta mendoj vetem me te keqen dhe sikur dridhje ndjej a ikeni dhe ju kto mendime t lidhura me zemren qee vetem mendon sende t kqija dhe po te degjoj diqka keq lishtohem dhe zemra rrah fort dhe sikur ther???
Po Ina , i kam. Zemren e kam me se shumti merak. Dhe kur degjoj per vdekje njerezish me duket sikur do te vdes edhe une papritur nga e njejta gje. Edhe probleme me frymemarrjen dhe gelltitjen.Edhe lodhje .Po si mund te ikin keto , nuk e dime , se per te pasur i kemi .
Zonje e nderuar ju jeni trajtuar me terapi por me sa po kuptoj edhe kur keni qene nen mjekim gjendja juaj nuk ka qene krejt e stabilizuar dhe nuk rekomandohet qe te lihet terapia medikamentoze , ajo lihet nqs ju jeni mire fare me terapi per 6 muaj rrjesht. Gjithesesi do ishte mire qe terapine tuaj me SSRI ta kombinonit me seanca psikoterapie ne menyre qe ta zgjidhnit kete problem dhe te kuptonit arsyen se pse ju perjetoni ankth. Ne qofte se ju nuk ndiheni mire me terapine aktuale mund te konsultoheni me mjekun tuaj dhe te provoni nje terapi tjeter me nje klase tjeter medikamentesh .
Mirela