?? 23.02.2021
Pershendetje
Jam nje vajze 25 vjece dhe jam 1 shtatzane .Jam nje person qe kam vuajtur nga ankthi qe ne moshe te vogel , tani shtatzanija me erdhi komplet papritur , pavarsesiht se jam e martuar por e paplinifikuar.Kjo gje me ka sjell serish ne gjendje ankthi , nuk ha , me zor fle , me duket sikur jam e paperpgaditur per tu bere prind , cfare me sugjeroni dhe a eshte e demshme per femijen ?
Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe te falenderoj qe na ke shkruar. E kuptoj se si mund te ndihesh, sidomos kur prej shume kohesh ankthi se mos nuk je ‘mjaftueshem’ te ka shoqeruar dhe tani po shfaqet ne kontekstin e shtatzanise, ku frika jote eshte shnderruar se mos nuk do te jesh e pergatitur te jesh prind dhe se mos do t’i shkaktosh dem femijes. Frika e pare ne fakt duket me realiste duke qene se askush nuk eshte i pergatitur te jete prind, sidomos kur behet fjale per femijen e pare dhe kjo eshte nje frike e zakonshme mes nenave por dhe baballareve te rinj. Te qenit prind nuk eshte dicka per te cilen mund te jesh i pergatitur teresisht dhe shpeshhere meson gjate rruges. Ndaj deri ne momentin kur nuk kthehet ne pengese, frika se nuk je e pergatitur eshte dicka qe te ndihmon e te mobilizon te pergatitesh, e perseri do te kesh gjithmone gjera per te mesuar ne lidhje me te qenit prind. Ndaj do te ishte humbje kohe nese fokusi i kesaj pervoje do te ishte ‘pamjaftueshmeria’ jote ne vend qe te perpiqeshe ta shijoje kete pervoje pa qene e ashper me veten.
Ajo qe do te te sugjeroja per momentin eshte te flasesh sa me shume me partnerin, te afermit apo persona te tjere prane teje ne lidhje me pasigurite e tua. Mundohu te ushqehesh mire e te flesh mjaftueshem per te ruajtur shendetin tend e te bebes qe do te vije ne jete e qe ne rastin me te mire do te te mesoje ta tolerosh tek vetja jote idene se nuk ka prind perfekt dhe teresisht te pergatitur. Mjafton deshira dhe dashuria.
Nese deshiron te flasim me shume, ndihu e lire te me shkruash serish
Enkeli