Këshilla/Blog

Kozeta 03.03.2021

Në moshën 12 vjeçare fillova të kem frikë për jetën, për të ardhmen dhe ndieja një si shtërngim në fyt. Gjithmonë kam menduar, po sikur të më ndodhë diçka e keqe?! Gjëndja ndër vite ka ardhur duke u rënduar dhe tani në moshën 40 vjeçe, po më del situata nga kontrolli. Jam e martuar, por nuk kam fëmijë. Mendoj: po sikur të më vdesi burri apo prindërit, po sikur të mbes vetëm në jetë e shumë pyetje të tjetra. Më vjen të qaj gjithë kohën, kam probleme me frymëmarrjen, ndjehem e këputur dhe më del gjumi disa herë natën. Gjithmonë mendoj po sikur…?! Më duket jeta kotësi. Kam menduar disa herë vetvrasjen, por nuk dua të lëndoj familjarët.

NJV