Këshilla/Blog

Libërthat do të jenë së shpejti në duart e shumë fëmijëve, prindërve, mësuesve, edukatorëve dhe psikologëve të shkollave dhe kopshteve, ndërsa shumë prindër të tjerë do të kenë mundësinë t’i shkarkojnë dhe printojnë libërthat falas në lidhjet e postuara më poshtë.

Personazhet e këtyre 2 libërthave janë Trinka dhe Semi. Si shumë fëmijë në Shqipëri, edhe Trinka me Semin, së bashku me familjet e tyre kanë kaluar “tërmetin e frikshëm” dhe janë përballur me “virusin e madh”. Nëpërmjet tregimeve të tyre, dy personazhet do të ndihmojnë që fëmijët dhe prindërit të fillojnë të flasin me njëri-tjetrin për këto dy ngjarje kaq të rëndësishme si dhe për mënyrën se si janë ndjerë. Do të na ndihmojnë dhe të gjejmë përgjigje për shumë pyetje që fëmijët dhe prindërit kanë, si dhe për mënyrën se si ne të gjithë mund të mbrohemi e të ndihemi të sigurtë.

Shkarko këtu librin “Mposhtja e virusit të madh: Trinka, Semi dhe Qyteza punojnë tok”

Sharko këtu librin “Trinka & Semi: Dita kur toka u lëkund

Botimi i këtyre libërthave në shqip u realizua nga Fondacioni Together Albania dhe është mbështetur nga World Vision Albania, Luxembourg Aid & Development dhe UNICEF Albania.

NJV