Albania 19.03.2021
Mirmbrema kam nevoj per nje informacion kam probleme me ankthin kam ber shume vizita dhe me thon qe kam probleme nga stomaku e duhet te kurohem.kam ankth, vuaj oraret e gjumit, nuk ha ushqim, kam te vjella rrahje te zemres te shpeshta ,marrje fryme jam shume e pafuqishme.po pi shume vitamina dhe 1 ilac per ankthin qe ma ka rekomanduar doktoresha ime por nuk shof as1 ndryshim.theksoj pa as1 motiv as1 problem familjar me kap ankthi dhe direkt te vjellat ju lutem cfr me keshilloni jam shume e lodhur nga kjo sitauat,mendoj vetem 2 femijet e mi qe kan nevoj per mua e dua tja dal te jem e fort ??te falenderoj pa mas
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje , edhe vet kam kalaur neper kete gjendje. me te vertete eshte shume e veshtire . vetem personat qe kan kaluar ne kete gjendje munden te te qetesojne ose trajtimi nga Psikologu me ane te psikoterapise. Une vet kam ndjekur disa seanca dhe me kan ndihmuar. te rekomandoj te ndjekesh edhe ti.
Përshëndetje, faleminderit që komunikove me faqen tonë! Duket se gjendja e ankthit që po përjeton ndikon dhe në shëndetin tënd fizik, siç po thua dhe në fusha të tjera të jetës tënde. Do të të sugjeroja të komunikoje me njerëzit e afërm ose me njerëz që të mbështesin për të diskutuar për ankthin tënd. Vetë mund të reflektosh për monentin kur mban mend që të ka filluar ankthi, sa vjeç ke qenë, si ka qenë jeta jote asokohe, çfarë mund ta ketë provokuar dhe çfarë e mban të gjallë? Ankthi është simptoma dhe pas tij fshehen arsye dhe shkaqe të tjera, të cilat mund të të ndihmojnë që të kuptosh veten dhe të ndërgjegjësohesh për parsyet e ankthit. Nëqoftëse nuk arrin ta bësh vetë, mund të kërkosh ndihmën e një profesionisti.
Sigurisht, është mirë që të kesh një rutinë të mirë me gjumin, ushqyerje të shëndetshme dhe aktivitete fizike, pasi e lehtësojnë ankthin.
Gjithë të mirat,
Veronika