Këshilla/Blog

Gerta 19.03.2021

Cfar mund te ‘’fshihet nga pas’’ kur nje person nuk mujd te qendroj vetem?

  1. Anonymous says:

    Frike, ankth ,njesoj e kam edhe une fatkeqesisht?

  2. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar.
    “Çfare fshihet pas” pamundesise per te qendruar vetem me “veten”? jane shume gjera por une do te preferoja te te thoja qe nje nga ato eshte nje pamundesi per te krijuar nje “deshire”. Duket sikur “nevoja” per te krijuar nje “dyshe” nuk te le te krijosh nje “deshire” tenden. Kjo eshte nje menyre per te shprehur nje sere “motivesh” te pamundesisë per të qendruar vetem. Une do te sugjeroja me shume dashamiresi nje konsulte me nje terapist ku ndoshta vendosni per nje rrugetim se bashku drejt eksporimit te metejshëm te ketyre motive dhe “mungesave” qe ndjen ne menyre te thekshme dhe qe ta bëjnë te padurueshme një “bisede” me veten ne vetmine e natyrshme ku te gjithe gjendemi ne te perditshmen tone. Nuk e ve ne dyshim qe kjo “pamundesi’qe ndjen te shtyn te socializohesh shume shpejt, ti kerkosh njerezit dhe ti “mbash” ata per te mbushur kete vetmi. Duket sikur kete vetmi e perjeton me shume si nje frike braktisje, sikur ne ato momente me veten kupton qe ne fakt nuk je vetem perkohesisht por “pergjithmone” dhe kjo te ngjall “panik”, madje ndoshta ngjan me nje “mankth” nga I cili do te zgjohesh sa me shpejt, te levizesh, te shkosh diku, te takosh dike me patjeter. Kjo frike nga braktisja perseritet ne cdo rast ku ka nje ndarje apo nganjehere edhe nje “fundjave” te qete. Prandaj te ftoj ta shohesh si mundesi nje terapi ku mund ta shprehesh kete ndjesi me drejtperdrejt se dhe kjo eshte e rendesishme.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV