Këshilla/Blog

Ajo goca 19.03.2021

Kam disa dit jam shum e shqetesuar pasi kam ngelur ne nje provim, jam ne universitet. Ndihem shume e stresuar, mendoj se zysha nuk do me kaloj kurre.

  1. Përshëndetje, faleminderit që na shkruajte! Më vjen keq për stresin që po përjeton, por do të të ftoja që të reflektoje pak për rëndësinë që ka një provim. Në fakt, provimi është vetëm një moment në kohë, gjatë së cilit mund të ndodhë që të harrojmë ato që kemi mësuar, por kjo nuk do të thotë se ne nuk i dimë. Provimi është vetëm një testim i momentit, por nuk tregon tërësinë e aftësive tona dhe të vlerave që kemi. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përpiqemi për t’i kaluar se i tillë është sistemi, por do të thotë që të mos i barazojmë me “dështimin”. Nëqoftëse ti ke bërë përpjekjet e tua maksimale për të dalë mirë në provim, gjithçka tjetër mund të jetë vetëm fat, që është jashtë kontrollit tonë.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV