Këshilla/Blog

migena 29.03.2021

pershendetje .ne radhe te par ju falenderoj per mundesit qe na jepni qe te flasim te shprehim shqetsimet tona .jam migena 25 vjece u ben 1 vit qe po vuaj nga ankthi me duket gjithcka e pa mundur per te hec perpara kam frik me merret fryma dhe kam mendime shum negative nuk kam vetbesim .jo gje mu ka shfaq para nje viti kur pesova nje abort nga merzija e tepert ku nuk kisha as tu mbershtesha diku qe te shpreja shqetsimet I baja ner vete edhe ankthi pastaj.u be pjes e imja sepse I dhash shum rendesi.ju lutem te me ndihemoni te dal nga kjo situat kam.nevoj per mbeshtetje

  1. Keti says:

    Pershendetje e dashur Migena ..Shqetesimi jot vjen per pasoje se ke kaluar abotin.Ankthi dhe pasiguria qe ti ndjen eshte pasoja e ankthit.

  2. Drita says:

    E dashur ti ke ankth dhe ankthin ta shkaktuar ajo qe ke kaluar ne te shkuaren .Ti vet duhet te behesh e fort dhe ta harrosh ate pjese duke menduar pozitivisht duke i then vetes Zoti do me japi nje femije sepse une e meritoj.Do mundohesh te behesh vet e zonja e vetes sepse nese vazhdon keshtu me kete gjendje me keq i ben vetes edhe simptomat e ankthit do perkeqesohen .Une personalisht kam kaluar probleme te renda ne te kaluaren dhe sot vuaj nga ankthi me simptoma te renda ..Nuk mbushem dot me fryme me rreh zemra shpejt lodhje dhimbje koke pa rehati ne kraheror keto jane shenja te perditeshme qe smund ti duroj dot se ma kane prish ekulibrin e jetes ..Keshtu qe do te thoja ty mos mendo me ato qe ke kaluar se Zoti me te miren do sjelli per ty . Forca dhe cdo gje kalon.

  3. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje e dashur,
    Më vjen mirë që e ke gjetur këtë mundësi për të folur dhe shprehur shqetësimin tënd. Ky është gjithmonë një hap i parë i rëndësishëm që të shpie gradualisht drejt vetëdijësimit dhe shërimit.
    Më vjen keq për abortin që ke përjetuar! Siç e ke shkruar më sipër, duket qartë që ankthi mund të lidhet me situatën e abortit dhe mungesën e mbështetjes në atë periudhë të vështirë për ty. Aborti është një ngjarje tronditëse e cila shoqërohet me emocione të forta dhe mendime negative, të cilat duhen përpunuar dhe duhet shumë mbështetje dhe punë për t’i përballuar.
    Kuptoj që mungesa e trajtimit të këtyre shqetësimeve pas abortit ka bërë që ato të qëndrojnë me ty dhe të të sjellin simptoma të ankthit. Të inkurajoj fort që të kërkosh mbështetje nga familjarët dhe miqtë e tu dhe më tej, nga një profesionist i shëndetit mendor (psikolog/ psikoterapist). E folura dhe biseda me një profesionist do të të ndihmonte shumë të flisje për dhimbjen dhe shqetësimet e tua dhe për të gjetur mënyra për t’i përballuar dhe reduktuar këto shqetësime.
    Të mbështes në çdo hap të mëtejshëm që do të marrësh për të punuar me ankthin tënd me një profesionist dhe për të gjetur mënyra sa më të shëndetshme edhe vetë për ta menaxhuar atë (ushtrime, qetësim, çlodhje, etj.).
    Të përshëndes,
    Lediona Braho
    Psikologe

  4. Blerina says:

    Migena përshendetje shpresoj të jeni mir.
    E di nuk je vetëm ti kështu ka plot të them të drejten unë kam një jetë më të keqe kam provu me bisedu me psikolog me psikiatër me psikoterapist të shkuarat harrohen ti je e re duhet ta shikosh jeten përpara , unë kam dhunë në familje ,fyrje të gjitha normal si pasoj e dhunes jan bërë edhe
    shendeti im nuk është aq mirë sa që mendoj te gjitha menyrat me u largu pse them zot më ke kriju cila është arsyeja . Kam vizitu shum doktorra kan mendu si kam tiroide jo nuk është si kam tiroide e vërtet është pak diqka tjeter. Unë kam lind nga tensioni i lart që ka pas nëna ime nuk është rujtë kurr. Sot unë kam shum probleme shëndetsore jo vetëm si kam lind para kohe por edhe si pasoj e dhunes as unë se di kujt ti besoj mir ti mundesh ta kesh perkrahjen time e di situaten e gjithkujt nëpër qfar kaloni duhet ti të bëhesh e fort ke jeten përpara të uroj shum shëndet.
    Blerina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV