Këshilla/Blog

Enca 30.03.2021

Ju lutem doja nje sqarim nga nje ekspert dhe ng persona qe po vuajne si puna ime. Kam disa ndjesi ne trup qe nuk u jap dot shpjegim. Kam bllokim frymemarrjeje , urth, ndjesi mbytjeje saqe kam probleme me ushqimin dhe mezi gelltit, km takikardi dhe jam gjithe kohen e shqetesuar. Mezi vete dhe mezi qendroj ne pune. E kam punen me komunikim , por edhe per te nxjerre fjalet e kam veshtire kur me vjen kjo gjendje ,sepse nuk mbushem me fryme.Nuk qendroj dot ne nje vend dhe dua vetem te leviz dhe te qendroj larg njerezve kur ndjehem keshtu
Cfare eshte kjo gjendje ? A ka te tjere si puna ime? A mund te sherohet?

  1. Tila says:

    Per te perjashtuar problemet shendetesore duhet te beni nje vizit te mjeku..Nese cdo gje del ne rregull e ke nga ankthi..Te nejten gje kam edhe une doktoret me thane jane shenja te ankthit..

  2. Përshëndetje, faleminderit që kontaktuat me faqen tonë! Gjendja që po përshkruani ngjan me simptoma të ankthit të përgjithësuar: vështirësi në frymëmarrje, probleme me ushqimin, rritje e rrahjeve të zemrës etj. Ndjesia e asfiksisë (bllokimi i frymëmarrjes) mund të jetë një ankth më i madh, ndoshta dhe një atak paniku, por nuk është shumë e qartë me aq përshkruani.

    Megjithatë, duke qenë se po të njëjtat simptoma mund të kenë dhe arsye organike dhe mund të jetë një problem shëndetësor, do ju sugjeroja që të bënit një vizitë tek mjeku i përgjithshëm dhe ai/ajo ju orienton për analizat që duhet të kryeni. Nëqoftëse ato dalin në rregull, atëherë me shumë gjasa është ankth ose kriza paniku dhe do ju sugjeroja të këshilloheshit me një psikoterapist/e.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

  3. Anonymous says:

    Persh jam vajze 30 vjece kam 10 vjet mos me vuaj nga akthi shume here kam kaluar kriza paniku te temershme qe sdua ti kujtoj dhe ti perjetoj perseri.nuk kam lene gje pa bere per veten time cdo kotroll dhe analiz kam bere kam pire cdo lloje medikamenti spo gjej zidhje se si ta kaloj kete te keqe jam lodhur nga kjo gjendje kam lodh cdo njeri qe me rrethon.nuk di si dal nga kjo gjendje theksoj kam takuar neurolok psikolog psikjater

  4. Anonim says:

    Unë vuaj nga ankthi prej 2 vitesh, aq shumë kam hequr sa nuk di. Tani e kam bindur veten që ky eshte ankth prej 2 vitesh luftë me veten dhe me diçka të brendshme që të mban në alarm gjatë gjithë kohës, edhe pas përdorimit prej 6 muajve medikamente. Gjatë kesaj kohe kam ndjekur shume intervista me psikologe, njerez qe e kane kaluar kete gjendje pasi kjo nuk eshte semundje eshte gjendje emocionale, qe aq sa ne i japim rendesi dhe vlere aq na ndjek dhe na mban peng te saj. Une me periudha jam mire, nese me perpara qendroja vetem ne shpi,sepse kisha frike te dilja dhe direkt me fillonin rrahjet e zemres te larta tani dal edhe pse thelle thelle e kam friken. por nuk mundem te shkoj ne aktivitete pasi kam frike se kushedi cme ndodh, edhe ne ambjente me njerez shume nuk ndihem mire nuk kam deshire te rri. Eshte shume e lodhshme si gjendje me ka krijuar fobi, nganjehere me duket vetja si kot, jeta pa kuptim , veprime qe perseriten çdo dite pa kuptim, rutine .
    Sherimin e kemi brenda vetes duhet te gjejme rruget per tja dale.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV