Edra 31.03.2021
Shpesh shmangem ballafaqimit me zyshat ,sekretaren x ndonje prb timin,nuk mund te kerkoj apo futem ne pune,te le takim te parukeria apo dentisti,lokale te reja apo QE jn full me njerez.arsyeja eshte se jm bullizuar dhe me vijn mendime negative si do me tallin,do me merret goja,nuk do di te flas,sdo flas fare nga trupi.kete situate nuk mundem ta duroj dot dhe dua qe te mos jem keshtu .ju lutem me ndihmoni
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendendetje. Te falenderoj per pyetjen. Eshte e rendesishme te kuptosh qe bullizmi qe ke perjetuar me pare ka bere qe te ty te flene bashke si zemerimi ashtu dhe frika dhe dinamika qe percakton reagimet e tua eshte pikerisht ajo midis nje deshire per tu çliruar (zemerimi ndaj bullistit – nuk mundem te duroj dot, dua qe te mos jem me keshtu) dhe ndjesise se nuk do arrish dot ta besh kete (mendimet negative dhe nevoja per ndihme nga dikush). Megjithate ankthi social nuk ka gjithmone si burim bullizmin (sigurisht qe ne rastin tend nje faktor eshte dhe ai). Imazhi qe ke per veten, trupin tend, marredhenia qe ke me seksualitetin dhe ekspozimin ndaj intimitetit eshte nje dimension percaktues lidhur me “ballafaqimin” ne fusha te ndryshme, sidomos ate sociale. Keto faktore nderthuren dhe veshtiresojnë shprehjen e vetes dhe ndjenjave te tua, komplikojne dhe frenojne “shtysen” drejt tjetrit. Deri diku ne adoleshence keto jane fenomene normale pasi dhe vete kjo periudhe eshte nje “lekundje sizmike” e domosdoshme per te rivleresuar inventarin e vlerave dhe identitetin personal. Gjithsesi ai hapi I pare qe kerkon te besh por nuk e ben dot mund te “ndihmohet” duke filluar me nje shprehje te ketyre mendimeve negative ne nje komunikim qofte me nje person te “rendesishem” per ty ose me nje terapist. Je e ftuar, nese deshiron, te me shkruash serish nese ke deshire. Gjithe te mirat.