Këshilla/Blog

Bela 01.04.2021

Mirmengjesi .Vuaj nga ankthi per nje kohe te gjate .Kam rrahje te shpejta zemre lodhje nuk mbushem dot me fryme,gjumin nuk e bej rehat me kapin mendime negative.Bera gjithe analizat me dolen mire ,vec se kisha takikardia qe mendohet te me vijne nga ankthi.Doktori me dha nje ilac per ankthin qe quhet “Entact 10mg” escitalopran .Kam frike ta perdor mos behem e varur nga ilacet .kete e kam per 3 muaj me tha.Si mendoni ju a eshte ilac i mire dhe a ka efekte anesore de qe se kam pire nga gjysem si filllim dhe ndjej stomakun si te keputur dhe ne mengjes fytyren e ndjej pak te fryre si pak te enjtur ..Ju lutem me thoni jeni pro apo kunder ilaceve te ankthit dhe a te qetesojne vertet ?

  1. Ina says:

    Përshëndetje!
    Edhe unë vuaj nga ankthi, aq shumë kam vuajtur nuk mundem as ta shpjegoj.
    Jam munduar të shoh video motivuese, të largoj njerëzit negativë dhe të mundohem të mendoj vetëm pozitivisht. Edhe pse ankthi duke qenë gjendje shumë poshtëruese shpesh të duket sikur të mposht. Edhe une kam perdorur mjekim per 6 muaj, sedoxil dhe dulester. Shpesh më duket vetja kot , bosh pa kuptim, kam shume frike gjithe kohes, ndjehem sikur do me ndodhe dicka, kam frike mos vdes, mos me pushon zemra ky eshte fiksimi im zemra dhe vdekja. Kam frike edhe te jem e lumtur. Kam 2 femije te vegjel dhe shpesh me vjen te qaj se nuk jam ne gjendje per ta, rri e mendoj qe nuk do te mundem te jem e afte per to. Nuk e di kete gjendje mos e provoftë kush, me duket sikur jeta ime ka ngecur dhe nuk po e jetoj une. Do zoti e kalojmë të gjithë

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje e dashur Ina. Faleminderit qe keni ndare eksperiencen tuaj ne Nukjevetem. E kuptojme gjendjen tuaj ndaj ju ftojme qe te konsideroni komunikimin me nje nga psikologet tane permes chat ne oraret te cilat publikojme ne IG/FB stories cdo dite ose ne linkun e meposhtem:
      https://nukjevetem.al/orari/

      Ju urojme me te mirat,
      Stafi i Nukjevetem

  2. Lenc says:

    Edhe un kam kto simptoma edhe qe 8 muaj qe vuaj nga ankthi e atake paniku osht dicka shum e keq nuk te len te jetosh i qet kthehesh ipercondraico te prish komplet cilsin e jetes
    Edhe un kam kto simptoma
    Tachicardia bllokim frymarje shum rradh po kam me shum ndjesin e kokes bosh sikur me bi te fiket nganjeher e humb fare nuk perqendrohem fare per pun sekondash pastaj kthehem tamam e shum simptoma tjera plus mendime shum shum negative
    Mundohu ta kalosh me psikolog edhe me ilace bimore per qetsim mua psicologu me ka ndimu shum me kan ik ataket e panikut edhe kto simptomat tjera po me ikin inshallah po prap osht shum e veshtir duhet shum durim
    Po shpresojm ta kalojm shum shpejt kte gje se po na shkaterron jeten
    Te pershendes

  3. Bela says:

    Ina nga mjekimi qe ke mare per 6 muaj a ke patur permisim?

  4. Viva viva says:

    Ta besoj eshte nje tmerr i vertet un po e perjetoj shum keq nuk e di si do e kaloj

  5. Besa says:

    Edhe un po kom ankth shum tmadh nuk pom len te qet sekam pas kurr po me ka vdekur vllau shum i ri papritmas jom shokuar prej asaj dite me ka ardh ankthi tash mendoj veq keq edhe pse krejt mkan dal mir te mjeku gjithqka edhe pulsin e zemres mka thon eki ma mir se ni 20 vjeqare po un kur mkap paniku mdoket qe spom punon zemra edhe do ilaqe mika qit mu qetsu po edhe ato i pi me frik mos e provoft askush se shum ish i tmerrshem ankthi

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  6. Anonymous says:

    pershendetje a din dikush naj tablet per ankth dhe stres

  7. Ada says:

    Pershendetje, une kam 1 vit e gjys qe vuaj nga veshtiresia ne frymemarrje. Bera te gjitha oontrollet e mushekerive, stomskut, zemres etj dhe shume mire. Te gjithe mjeket me thane ankth. Psikiatria me dha sedoxil, a e ka perdorur ndonje nga ju? Eshte i efektshem? Se dua zgjidhje, me lodh shume frymemarrja. Flm

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV