Anonim 08.04.2021
Përshëndetje uroj të jeni mirë. Kam një vit që vuajn nga ankthi nuk jam konsultuar me ndonjë psikolog . Mendoj që kam ankth sepse kam të gjitha simptomat. Për momentin jam shumëë keq nga frymëmarrja, ka momente që bllokohem sikur nuk funksionon fare mushkëria, ka momente jam sh mirë. A mund të jenë këto nga ankthi? A është diçka q ka të bëje me zemrën? Kam shum frikë tër ditën aty e kam mendjen. Kur merrem me diçka lodhem dhe nk pëqendrohem tek frymëmarrja nuk e ndjej. Jam shum ne ankth. Nuk e di çfar mund të jetë. Ndjej dhe dhimbje shpim ne gjith gjoksin. A jeni dhe ju kështu? Ju lutem nëse mund të më ndihmoni.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
eee keshtu jam dhe une me frymarjen
Çfar ndjen fiks? E ke gjithë ditën?
Edhe une te njejten gje ndjej prej 8 vjetedh eshte ankth gjithe analizat dalin more ..Kur me ze me duket sikur mbaroje ne moment dka me ajer .Kur shkova njeher ne spital me maten oksigjenin ishte shume mire dhe une qe ankohesha spo mare dot fryme..Ky eshte ankthi ..
Fiks Tila dhe une. Kur nk e mbaj mendjen atje jam ok sme duket sikur bllokohem. I kam pas ter simptomat po kjo eshte me e keqja,. Them mos kam zemren, mos kam mushkerin,
Naten fle tamam skam asnje problem. Si shpjegohet qe te jen te gjitha psikologjike keto? ???
Përshëndetje,
Ankthi është një gjendje që të gjithë njerëzit mund ta përjetojnë, por nëse zgjat dhe bëhet i fortë, atëherë ka nevojë për trajtim. Mirëpo, për të përcaktuar nëse është vetëm ankth dhe jo i mbivendosur me ndonjë shqetësim shëndetësor, është e nevojshme të bësh një konsultë.
Si fillim, të këshilloj të bësh një konsultë me mjeken e familjes me të cilën mund të flasësh më gjatë për shqetësimet e tua; më pas ajo mund të të referojë për analiza dhe vizita mjekësore nëse e sheh të nevojshme – për të përjashtuar çdo shkak mjekësor.
Nëse analizat dalin në rregull, do të thotë që gjendja shëndetësore është mirë dhe se mundet që shqetësimet të vijnë prej gjendjes emocionale/psikologjike. Nëse do ndodhë kështu, pas konsultave mjekësore, të sugjeroj të flasësh me një psikolog/e dhe të marrësh ndihmën që të nevojitet për të trajtuar shqetësimet që po përjeton.
Ndërkohë, ti vetë mund të bësh disa ushtrime të thjeshta frymëmarrjeje, të marrësh kohë për t’u qetësuar gjatë ditës, të ecësh dhe të bësh ndonjë aktivitet dhe të flasësh me njerëz që ke afër teje për të mos e përjetuar këtë situatë e vetme.
Shpresoj shumë që ta marrësh ndihmën që të nevojitet sa më shpejt!
Të përshëndes,
Lediona Braho
Psikologe