Keli 11.04.2021
Prsh. Kam 2jav perdit ne mbremje. Me kap nje si gjendje paniku dhe ankthi. Me merret fryma dhe me prehen kembet, me ftohen. Dhe nga ataku I panikut me rritet tensjoni I gjakut. 17-18. Desha te pyes per ndonje specialist. Esht tensjoni I gjakut nga paniku fatal? Per ndonje stroke ose infrakt? Kam vajt 3her ne urgjenc, Brenda 3javeve. Me tensjon te 17-18 sa me bajn shkarkus dhe qetsus me kalon, cdo gja.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Mos ki merak Keli , se asnje gje nuk te gjen nga paniku . Nuk vdes , por vuan . Une kam 14 vjet me ankth e panik . Te sugjeroj te konsultohesh me nje psikolog dhe do te gjesh qetesi.
Përshëndetje, faleminderit që kontaktuat me ne! Ataku i panikut ngjason me atakun kardiak dhe shpesh janë dy gjendje që ngatërrohen, sidomos nga ata që e kalojnë një krizë paniku për herë të parë. Por, meqënëse juve ju ka ndodhur disa herë, besoj se arriti ta dalloni nëse është atak paniku apo një problem me zemrën. Përsa i përket tensionit dhe problemeve kardiovaskulare, literatura thotë se ataku i panikut nuk shkakton vdekje, por mund të rrisë mundësinë që të prekesh nga sëmundje të zemrës (kardiovaskulare) më shpesh, nëqoftëse e lë të patrajtuar për një kohë të gjatë.
Gjithë të mirat,
Veronika