Këshilla/Blog

Burri 15.04.2021

Pershendetje , jam nje vajze 21 vjecare dhe kam probleme me burrin 23 vjec . Problemi i tij eshte se i ka ikur deshira per marrdhenie seksuale , prishet shpejt dhe direkt pa prishjes se pare qe nuk zgjat as pese minuta organi gjenital i ulet . Si ka mundesi kjo ? Un mendoj se mos ka ndonje tjeter , ose mendon gjerat qe mund te kete kaluar pra eksperiencat e tij . Por ai me thote vazhdimisht qe nuk eshte kjo por ka probleme me veten e tij pasi nuk eshte i qete . Dhe te them te drejten nuk di ta besoj apo jo . Jam teper e shqetesuar pasi u be kohe qe ky problem vazhdon . Shpesh here me thote qe do ndryshoj , do filloj te bej ushtrime te dal sepse cdo gje e kam nga stresi dhe nga probleme te tjera , ne pune apo gjera ekonomike dhe me thote qe nuk me pushon mendja se menduari por une keto gjera kam filluar te mos i besoj . Ne telefonin e tij mesa kam pare une pasi e kam kontrulluar pas ketij shqetesime qe kisha dhe vura re se cdo gje ishte ne rregull . Te lutem me jepni nje zgjidhje .
Pasi ndihem shume e shqetsuar dhe jam stresuar me kete gjendje sepse nuk di cfare te mendoj me perpara . Faleminderit paraprakisht!

  1. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Te falenderoi qe na ke kontaktuar. Nga pershkrimi yt duket se eshte bashkeshorti qe ka nevoj per ndihme. Crregullime te tilla seksuale mund te kene disa arsye si organike dhe kryesisht psikologjike. Ai mund te kete te drejte qe eshte shume i stresuar dhe i mbingarkuar, por mund te jete edhe me kompleks ngerci qe po kalon, por kjo mund te jete dicka e veshtire per te per ta diskutuar me ty dhe ndaj ndoshta ti ndihen se nuk eshte duke te te treguar te verteten. Mendoj se do te ishte e pershtatshme qe si fillim te bente nje vizite mjekesore dhe nese cdo gje nga ana organike eshte ashtu sic duhet keshilloj te marr ne konsiderate te konsultohet me nje psikoterapist per te eksploruar ngercin qe po i shkakton te till impotence.

    Duket se ti je mjaft e zemeruar dhe e frustruar dhe kjo eshte e kuptueshme, por mendoj se ajo cka do u ndihmonte si cift eshte te rrisni komunikimin me njeri tjetrin dhe jo te thellosh dyshimet duke i cenuar privatesin nepermjet kontrollit te telefonit pasi kjo mund ta demtoi marredhenien tuaj. Mendoj se gjithe ky frustrim eshte i veshtire per tu perballuar tek ti dhe ke nevoj per nje arsye pse nuk po arrin dot te keni nje jete seksuale te shendetshme, por nese i bisedon keto ndjesi me partnerin ndoshta edhe ai do te mund te te tregoi me shume mbi veshtiresit qe po ndihen dhe mund te bindet te kerkoi ndihme. Uroj te te jem gjenduar. Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV