Këshilla/Blog

Bela 14.04.2021

Mirmengjesi stafi.Une vuaj nga ankthi prej shume vitesh.Jetoj ne emigrim 8 vite dhe qe kur jam larguar nga familja ime ketej ndjej pak ate vetmin.Me burrin kam kuar disa veshtiresi gjate marteses .Tani sikur jemi stabilizuar pak jetoj normalisht me familjen ton dhe dy vajzat tona..Cdo mengjes qe burri largohet ne pune une ndjej ate vetmin dhe pse kam vajzat ,ndjej si tip frike me ze ai ankth filloj kam rrahje te shoejta zemre dridhje nuk perqendrohem dot ..Edhe pse kam filluar mare edhe mjekim per ankthin kam pak ndryshim por kete lloj frike dhe mosbesimi ne vete me pengon.Me duket sikur dicka do me ndodhi dhe jam vetem me ze frika….Edhe pse mundohem ta largoje nuk po ja dal.Kam ndryshuar shume prej ankthit jam larguar edhe nga burri rralle kemi mardhenie intime ,une rri shume e merzitur edhe pse e dua afer merzitem kur ai largohet ..Veten time e shikoj si te shemtuar kur me perpara isha e kenaqur e mbaja veten edhe te tjeret me vleresonin per pamjen time tani ndihem kot fare .Cdo moment rri e trembur dhe mas tensionin shpesh her ..Si ta largoje kete gje ju lutem?

  1. frika says:

    Bela mu duk se une e shkruajta ket
    un njejt si ty keto simtoma i kom. frik te rri vetem frik te dal rrahje zemre e mas tensionin qdo gjys ore vullnet skom fare as per burr as per fmij
    Zot na ndihmo

  2. Ina says:

    Përshendetje Bela! Une vuaj nga ankthi dhe sidomos nga frika e vdekjes ne çdo moment, nuk e largoj nga mendja, vetem ne gjume jam pak me qete tani se me perpara edhe gjumi nuk me zinte. Pas kalimit te atakut te pare te panikut , jetoj perhere me frike dhe mbyllem shpesh ne vetvete, nuk dal as ne kafe sepse kam frike, as ne aktivitete nuk shkoj.
    Kam dy vajza te vogla deshira e burrit tani eshte te bejme dhe nje femije tjeter por une nuk mundem kam shume frike edhe pse nxjerr pretekst se eshte vajza e vogel,por thelle thelle kam frike, kur une po jetoj cdo dite me frike si mund te lind nje femije , sa perpiqem ta imagjinoj, me rrenqethet mishi dhe them po sikur te vdes?
    Ankthi qenka ndjenja me e veshtire per tu kuptuar dhe me e dhimbshme per tu perballuar. Vetem kush e provon e beson.

  3. Adele says:

    Edhe une vuaj nga ankthi qe 6 muaj kam rrahje te shpeshta ngritje tensioni marremendje vjellje kam frik te dal mendoj qe pom humb ekuilibri a ju ka ndodh edhe juve te keni marremendje te shpeshta gjat dites kam nevoj per pergjigjene juaj

  4. Xilja says:

    Ina po me duket se e ki shkrua jete time edhe une i kam 3 vajza edhe gjdo dit mendoj ashtu si ti si me kalu ket gjendje se shum zora po ta besoj une si 20 vite jam keshtu gjdo dit me duket si po vdes zoti ishlla na largon e na dihmon

  5. Elda says:

    Njejt jam dhe un sme largohet marramendja dhe mendojse do bie kam tensionin shum te ulet 9 me 4ose 5

  6. Keti says:

    Elda duhet patjeter te beni vizit pasi tensionin 9 me 5 eshte shume i ulet per kete arsye ke dhe marrje mendesh ..

  7. Arela Çarku says:

    Përshëndetje,
    Teksa lexoj letrën tënde mundem të ndjej të gjithë trishtrimin që po përjeton. Mërzinë nga situata në të cilën ndodhesh, nga gjendja në të cilën je dhe frikën që po përjeton për pasojat që kjo gjendje melankolie, pasigurie, trishtimi dhe frike mund të këtë në marrëdhënien tënde në çift. Po ashtu, mundem të ndjej një inat për veten. Për veten e cila ndryshoi, humbi motivimin për tu kujdesur për pamjen e jashtme, për tu përfshirë në marrëdhënie intime, për të gëzuar dhe për të qenë e vetëkënaqur. Tashmë, një vete e frikësuar, e cila ndihet bosh dhe e vetmuar dhe i trembet situatave të papritura që mund të ndodhin. Më vjen shumë keq për këto emocione të forta që po përjeton dhe për mendimet negative që të bëjnë të ndihesh e shëmturar, bosh dhe e demoralizuar. Tashmë, prej shumë vitesh ti vuan nga ankthi, mirëpo përgjatë këtyre viteve sa e keni pasur mbështetjen e bashkëshortit? A je ndjerë e kuptuar? Mesa duket boshëllëku që mbeti pas largimit nga familja për arsye emigrimi nuk u plotësua dhe nuk po plotësohet as tani.. Çfarë mendon se të mungon më së shumti? Cila është nevoja jote? Mendon se është pikërisht pyetja “Si ta largosh ankthin me të gjitha format e përjetimit të tij?” apo ke nevojë ta kuptosh ankthin dhe vetminë që nuk po merr zë për tu shprehur ndryshe. Vetmia që t’i përjeton shprehet aktivisht përmes frikës se diçka e keqe mund të ndodhë e ti do jesh vetëm. Cfarë mund të ndodhë? Ndihesh kaq e brishtë dhe njëkohësisht e mërzitur me veten që ke mungesë besimi tek vetja jote. Shumë emocione dhe shqetësime po të mundojnë dhe të shpërqëndrojnë në jetën e përdishtme. Ti ndihesh e trembur.. e tashmë ke 8 vite që je në emigrim, në një vend ku ske pranë as familjen .. Mund të të pyes si e merr mbështetjen për veten? … Ku je ti? Fizikisht je diku larg, në emigrim..por shpirtërisht dhe mendërisht ku je ti? ..
    Më vjen mirë që shkruajte dhe po vendos një kontakt, uroj të mund të jem një mbështetje eksploruese dhe dëgjuese e ankthit tënd për ty..dhe së bashku të mund të gjejmë një mënyrë sesi të menaxhosh ankthin që po të mundon.

    Të uroj qetësi,
    Arela

  8. Ory says:

    Pershendetje e dashur. Rastesisht hyra te kerkoje per ate cka me mundone dhe mua shume per gati 1 vit e gjys ose dhe me shume. Heren e para pata rrahje shume te shpejta zemre gje te cilen me coi ne panik dhe sdija cte beja ..duket sikur do te pushoj zemra. Kam qen shume mire dikur por qe kur kam ardhur ne Angli muajt ne vazhdim me kan ber me fjale pak dhe te vetmuar. Nuk e di sesi mund te arrijme te mposhtin friken. Mua me kapin shume shpejt emocionet (per mire ose per keq) dhe nuk e duroj dot zemren kur rreg shpejt. Nuk dua ta ndjej me kte gje.. nuk dua te kem frike dhe cdo dite te mendoj sikur do me ndodhin dicka. Shpresoj te mos ndihesh vetem ne kte situat. Ke shume njerez si vetja jote qe te kuptojm dhe qe kalojm te njejte situate me ty. Nese ke deshire mund te me pergjigjesh dhe pse jo nese jeton ne Angli te behemi shoqe. Uroje me te miren per ty

  9. pershendeje says:

    pershendetje gjendja ime vazhdoi para 3 viteve me ulie ngritje tensioni dridhje trupi dhe kur bera vizit mjeku me tha se e ke nga dhmbia e qafes domethen nga spoliatroza gje qe me von e kuptova qe dhmbien e qafes e kisha nga stresi dhe tani kam vazhduar te kem frik te dal se pse me nduket sikur me iken ekulibri me merren mend ju lutem nese mund te kontaktoj me nje psikolog ose nje keshill nga faqa juaj do ishte nje ndim per mua

  10. Anonymous says:

    Pershendetje qe disa koh vuj prej Ankthi
    Me rrin ne kry veq Mendime te kqia ne krye
    Em duket sikur don mem ndodh diqka keq
    Nuk em largohn menditm e kqia prej prej kres
    Se kuptoj si me largu mendimet e kqia Munro jem Po prp se prp em eri mendja sikur don mem gjet diqka keq

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV