Ela 16.04.2021
Pershendetje si jeni,
Do doja shume te kisha mundesine te shkoja ne terapi ne fakt, duke qene se e di qe kam shume nevoje por per momentin gjendja ekonomike sma lejon kete. Nje nga problemet me te medha qe kam dhe qe me merzit se tepermi eshte fakti qe sme mjafton vetja. Megjithse studioj psikologji, punoj ne te njejten kohe, dhe kam sh gjera per t cilat duhet t jem krenare perseri ndihem si e deshtuar dhe asgje sme mjafton aq sa per te qene e lumtur me ate qe kam arritur. Ndihem shum keq sot dhe per faktin se kam reflektuar dhe mendoj se cdo mardhenie qe krijoj ka te njejtin perfundim per kte shkak, nuk me mjafton vetja dhe kerkoj patjeter te mbaj doren e dikujt, te kem siguri qe ai do rri me mua. Dhe nese ai e leshon doren time mendoj sikur eshte fundi i botes dhe mrz pafund, kam aq frike te rri vetem pa te, sikur para nje jave qe nuk e njihja nuk jetoja normalisht. Nuk e di po me mundon shume kjo sepse njerezit perfitojne dhe me lendojne. Ndoshta eshte normale te mos rrine me mua, ndoshta sme pelqejne dhe kaq, por sdua te ndodh. Nese me pelqen dikush dua shume t rri me mua e jo te largohet ?. Lidhem sh shpejt me cdokend. Se kuptoj pse nuk permiresohem dot sado e vendos qe do e bej.
Faleminderit per kohen e kushtuar per leximin e problemit tim, ndihem pak me mire tani qe u shpreha pasi me mungon dikush te cilit mund tia them keto.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje, ju falenderoj qe na keni shkruar dhe na keni besuar problemin tuaj.
Te flasesh per veten dhe te kerkosh ndihme, eshte dicka shume e mire dhe eshte hapi i pare me i rendesishmi. Ju jeni studente e fushes se psikologjise dhe kjo ju ndihmon te jeni me reflektuese ndaj problematikave qe na shqetesojne mireqenien tone emocionale dhe mendore. Ndoshta informacioni qe je duke marr dhe ajo cka ti ke pare dhe ke reflektuar tek vetja jote ka ardhur ne nje kohe shume te shpejte dhe ka qene shume intensive tek ty. I gjithe ky informacion ndonjeher na ben te dyshojme tek vetja pasi puna me veten tone do kohe dhe pranimi I vetes gjithashtu. Je duke shkelur ne pika qe me pare ndoshta nuk kishe patur mundesi ti eksploroje.
Kam ndjesine se je duke u fokusuar me teper te anet negative sesa ato pozitive. Do te keshilloja te beje nje liste te karakteristikave te tua, negative dhe pozitive dhe me pas ti eksplorosh. Mund te shkruash serish dhe se bashku ti diskutojme. Ndjej se nevoja qe ke per te tjeret vjen prej faktit qe nuk ke besim qe mund tja dalesh e vetme dhe kjo te lendon. Mund te me shkruash te me flasesh rreth atyre gjerave per te cilat ndihesh krenare si edhe per gjerat te cilat ste pelqejne te vetja jote. Cilat jane ato? Do doja gjithashtu tju pyesja ne lidhje me njerezit qe jane ne jeten tuaj. Nese ndjeni qe mund te flisni, me cilet persona ne jeten tuaj ju ka ndodhur qe te largohen prej jush pasi ju jeni lidhur shume me te ? Si jeni ndjere pas nje episodi te tille? Cfare ndryshon tek ty, ndjesite e tua pasi dikush largohet ?
Te ftoj te flasim me gjate rreth ketyre shqetesimeve qe ke dhe te eksplorojme me tej mendimet dhe ndjenjat e tua. Mund te me shkruar serish si edhe mund te kontaktoni me nukjevetem.al nepermjet chatit.
Gjithe te mirat.
Oliana
Pershendetje perseri,
Sot jam ne nje nga ditet kur ndihem e vetme ne kete bote, pasi debatova me dike qe e kam shume perzemer kohet e fundit. Isha entuziaste se fundmi sepse mendoja se nuk po lidhesha aq shume me dike dhe spo kisha frike nese do largohej cfare do me ndodhte. Por pas debatit tani kam frike se do largohet e do jem perseri vetem, megjithese nuk ka qene aty per te me degjuar por e kunderta me teper. Me vjen te qaj sepse me acaron fakti se gjithmone ose zgjedh njerez te gabuar mesa duket pasi fundi este gjithmone i njejte, largimi dhe braktisja. Sme kujtohet cili mund te kete qene episodi i pare i braktisjes qe mund te kete ndikuar, por di qe e perjetoj shume keq ikjen e dikujt. Dhe nga frika se do me braktise edhe pse nuk ishte faji im, jam e gatshme te kerkoj falje megjithse sduhet. Tjeter gje qe me ka demoralizuar se fundmi eshte fakti se nuk jam e perqendruar aq shume ne shkolle dhe po me duket vetja shume e paafte ne kete profesion. Tek e fundit spo mund te menaxhoj dot as veten. Ju lutem me thoni nese mund te kemi seanca te mirefillta ndoshta eshte menyra e vetme per tu permiresuar gjendja e humorit tim.
Faleminderit shume per pergjigjen
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te biseduar drejteperdrejte me ekspertet tane, ju ftojme te futeni ne chat ne nje prej oreve ne te cilat psikologet jane online. Oraret mund ti gjeni ne linkun e meposhtem:
https://nukjevetem.al/orari/
Video e meposhtme ju udhezon sesi te krijoni nje bisede ne chat:
https://www.youtube.com/watch?v=ZjcLbXs-QxM&ab_channel=FondacioniTogetherAlbania
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem