Vesa 17.04.2021
Qe nga femijeria kam pasur frikera te ndryshme, por me specifikja ka qene nga erresira. Ajo me ndikonte me se shumti ne zhvillimin e jetes. Ne moshen 14-16 ka qene kriza me e madhe mandje zgjohesha naten e trembur duke bertitur si te ishte dicka prezente dhe me duken se shihja hije. Nje nate ishte kriza me e madhe pata bertitur me te madhe dhe po munohesha te futesha ne mur duke ikur nga ajo “gjeja” mandje smundja ta gjeja as driten per ta ndezur aten nate dhe te gjithe familjaret u zgjuan erdhen ne dhome. Pas asaj nate nuk kam pasur raste te tilla, ketyre viteve dmth 3-4 viteve te fundit skam pasur kriza por ndoshta vetem ndonje frike te lehte shume rralle dhe mu dukje e lehet dhe e perballueshme. Por kete vit te fundit kam frike te madhe dhe smund te fle nga frika as te rri vetem sidomos naten ne erresir. Koheve te fundit me dyket sikur shkon dhe perkeqesohet cdo here e me shume dhe frikesohem mos do te shoh prap hije te tilla si njerz ose si diqka jo reale si te jete jo njerzore. Mundohem te qetsohem me teknika te frymemarrjes sidhe beje ndonje meditim relaksi ndonjehere nga pak me ndihmojne por nuk po me mjafton. Naten po fle me drite te ndezur por ndihem e turperuar per ate gje dhe po tentoj te fle duke e fikur dhe po eshte shume e veshtir per mua. Vlen te ceket se gjate gjithe ketyre viteve un edhe kur skam ndjer frik i ndjej levizjet me te vogla ne dhome dhe zgjohem e trmebur edhe sikur te vie dikush si mami ne dhome per te me zgjuar apo mbuluar une ngrihem me vrull duke bere panik dhe i friksoj ata. Kjo ndodh edhe kur flej e qete duke mos ndjere frike. Mendoj se po perkeqsohem dita dites me shume dhe frikesohem se nuk do te mund te ja dal kesaj rradhe. Po ashtu gjate dites jam shume agresive dhe spo mundem te kontrolloj veten dhe me duket sikur frika e nates po me shkakton kete gje.
Ju Faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje!
Së pari të falenderoj që zgjodhe nukjevetëm.al për të shprehur shqetësimin tënd. Frkëra të tilla, nga gjëra të cilat realisht nuk ekzistojnë (hije apo fantazma) mund të jetë e pranishme në shumë persona, por jo të gjithë e përjetojnë në të njëjtin nivel ashpërsie. Ndryshe kjo mund të quhet si Fazmofobi dhe shoqërohet me simptoma të ngjashme si në rastin tënd. Fillimisht të sugjeroj të lexosh për të dhe të kuptosh se pavarsisht sa e vështirë është për ty përjetimi i një frike të tillë, përsëri është dicka që mund të trajtohet suksesshëm. Nga ajo që ti shkruan, vërehet se dikur në moshën në 14 – 16 vjece ke përjetuar krizën më të madhe të kësaj frike. Një moment do doja të ktheheshe pas në kohë dhe të mendoje se cfarë mund ta ketë nxitur? Një histori apo një ngjarje e dëgjuar/ parë? Cilat kanë qenë mendimet e tua dhe sa reale kanë qenë ato?
Po më thua se ke pas një periudhë qetësie. Cfarë mmendon se ndodh në jetën tënde, që arrite ta menaxhoje këtë frikë? Ndërkohë të rikthehemi përsëri në të tashmen. Pas një periudhe qetësie, frikërat e tua u rikthyen përsëri këtë vit. Kur filloi kriza jote e parë gjatë këtij viti, dhe cfarë mendon se mund të ketë ndikuar në këtë përjetim? Mendimet e tua para dhe gjatë përjetimit të kësaj frike? Sa të bazuara në fakte/ prova reale janë ato mendime? Pres që në letrën e dytë, të kesh mundësi të më kontaktosh përsëri në lidhje me këto cështje. Gjithashtu vlen të theksohet fakti se dikur ti ia ke dalë ta menaxhosh dhe ta kontrollosh frikën tënde, po kështu mund t’ia dalësh edhe tani. Je mirëpritur të më shkruash përsëri, kurdo që të jete e arsyeshme për ty.
Gjithe te mirat.
Paraprakisht faleminderit shume qe u pergigjet mbi ceshtjen time, me bete te ndihem e vlersuar duke pasur ku te tregoj hallin tim.
Lexova per Fazmofobin dhe me beso eshte hera e pare qe mund te lexo dicka qe me pershtatet po thuajse 100% asaj qe po perjetoj dhe nga lexoja me dukej se dikush me njeh aq mire se cfare po perjetoj sa qe ka shkruar ne baze te rastit tim. Te gjitha simptomat u pershaten me te mijat.
Duke filluar nga pyetja e pare, une qysh ne femijeri kam pasur frike te theksuar nga nata dhe erresira, mandje edhe kur flija me prinderit ndjeja frike gjate nates, por atehere nuk kam pare gjera si hije e te tilla. Ndersa eshte e vertet se interesohem per gjera te mbinatyrshme si magjia e zeze dhe ekzistencen e dickaje ne kete bote perpose krijesave qe shihen sepse ato ekzistojne sipas fejes dhe kjo me tmerron me shume. Flisja me shoqet per keto lloj gjerash dhe degjoja shume raste te frikshme. Po ashtu kur kaluan ca vite fillova te shihja naten hije dhe ishin shume reale edhe pse e di qe ato nuk kane qene vertet aty une i shihja ato vinin drejt meje dhe me tmerronte kjo gje.
Ne peridhen e qetesis, nuk mund ta di saket se cfare mund te kete ndikuar. Ndoshta jeta e ngarkuar ne gjimnaz, ose duke kaluar kohe me shume me shoqeri. Ose ndoshta qe ne krizen e fundit e kuptoji e tere familja friken time dhe kjo me dha nje lloj mbeshtej, por ata e dinin edhe me heret pak a shume.
E ne te tashmen frika me eshte rikethyer shume e fuqishme spo mundem ta perballoj fare sa do e ngarkuar qe jam nuk po ka me efekt, gjate nates po mbese pa gjume me ore te tera dhe zgjohem me levizjen me te vogel ne dhome. Arsyeja qe mendoj qe u rishfaqen eshte se nje dite ne instagram nje faqe postoi nje pyetje se cila eshte gjeja me e frikshme qe ju ka ndodhur dhe pate shume pergjigjie dhe njera tregoi nje film lidhur me magjin e zeze dhe nga kurreshtja e shikova, sepse doja ta dija si ndodh si shfaqet se a mos me ndodh dhe mua. Filmi ishte shume i trishtueshem dhe ishte shume real shiheshin lloj lloj skenash. Ate nate isha e frikesuar por vendosa ta ndaj me te dashurin tim qe ta lehtesoj pak nga vetja dhe ja tregova atij se si me ka ndodhur me here naten te frikesohem. Ai me dha nje mbeshtetje me pas duke u thelluar ne tem me tregoi nje rast qe i kishte ndodhur atij para ca vitesh ishte shume i frikshem. Po ashtu diten e neserme motres time me te cilen skisha folur asgjelidhur me kete, i ishin zhdukur disa gjera. Keto ngjarje te njepasnjeshme me tremben shume dhe fillova te ndjeja frike, por e menaxhoja disi. Por koheve te fundit eshte nje tmerr i vertet me duket se jam dorzuar nga kjo gje me ka lodhur shume dhe po me humbe kualitetin e jetes. Cdo nate fle me frike ose sflej me ore te tera deri ne gjysme e me shume te nates, shpesh deri ne oret e hershme te mengjesit 4 apo 5. Edhe kur flej e le driten ndezur shumicen e kohes dhe ajo me pengon mjafte shume.
Dhe vlen te ceket se edhe pse kam frike te madhe hije e gjera nuk po shohe, vetem se po ndegjoj shume zhurma Brenda shtepis dhe ato jane reale sjane nga fantasia ime, mund te jene ne shtepi te ndegjoj tek bie dcka ose te leviz dicka ne tavanin e shtepis dhe e di qe eshte normale por me shtojne shume dozen e frikes.
E di se e udhes eshte te shkoj te trajtoj veten tek nje psikolog, por une jam duke studiuar dhe nuk mund ti behem barre familjes edhe me shume, sepse une nuk punoj, smundem te gjeje pune.
Do te doja te me thoni ndonje teknike apo metode qe mund ta perdore dhe t’ja lehtesoj vetes kete gjendje.
Falemnderit qe po ndani kohe per mua.
Pershendetje!
Më vjen mirë që besove dhe rishkruajte. Frika jote është një mendim negativ. Një nga mënyrat për ta kapërcyer këtë është duke zëvendësuar këtë mendim negativ me pozitiv. Të sugjeroj të mbash një ditar ku të identifikosh situatat kur ke frikë, sa shpesh ndodhe dhe mendimet e tua për këto situata. Për cdo mendim specifiko emocionet e tua. Cdo mendim negativ sfidoje me një mendim tjetër real (Nëse mendimi i parë është se “fantazmat ekzistojnë dhe ato do më bëjnë keq mua.” Mendimi sfidues është: “unë kam diku te 10 vite me këtë mendim apo frikë dhe deri më tani s’më ka ndodhur asgjë e keqe, a ekzistojnë vërtetë fantazmat?”) Si ndihesh ti pas këtij mendimi sfidues? A ulet niveli jot i frikës? Ndërkohë ti thekson se sipas fesë fantazmat ekzistojnë, por nëse je besimtare ti e di shumë mirë që sipas fesë është dhe dikush që të mbron dhe kujdeset per njerezit. Ndaj, puno me sfidimin e mendimeve negative duke i zëvendësuar me mendime reale pozitive.
Ke theksuar se ke një kuriozitet të madh në lidhje me fantazmat, ke diskutuar shumë me shoqet, ke parë filma dhe ke lexuar në lidhje me to. Pse duhet ti besojmë cdo gjë që dëgjojmë , lexojmë apo shohim nëpërmjet filmave? Mënyra më e mirë është të shmangësh këto histori dhe të mos mbushësh veten me mendime negative. Ndërkohë përdor metoda që të bëjnë ty të qetësohesh: leximi i një libri të preferuar, dëgjimi i muzikës etj.
Ajo që është më e rëndësishmja, ti ia ke dalë dikur, ke vendosur prioritetet e tua, ke kaluar më shumë kohë me shoqërinë dhe ke folur me familjen tënde. Sugjeroj të flasësh përsëri me familjen. Shpreh gjendjen tënde dhe kërko mbështetjen maksimale nga familja apo shoqëria. E kuptoj që je studente, por në një moment të tillë është e rëndësishme gjendja jote emocionale në mënyrë që të arrish rezultatet që ti do në jetë. Për momentin vendos si prioritet shëndetin tënd duke u konsultuar me një profesionist të shëndetit mendor. Gjithsesi, unë jam këtu për të rishkruar përsëri me ty për cdo nevojë tënden.
Gjithe te mirat