Këshilla/Blog

rina 19.04.2021

Pershendetje jame nje vajze 21 vjeqare. Problemi qendron se nuk jam si me pare me ka humbur vullneti per shume gjera dhe mesa duket krejt kjo pasoje nda lidhja ime me te dashurin, ka 4 vite qe jemi bashk dhe ne fillim a qene shume mire po ne kto vitete fundit mka ndalu shume gjera saqe mka hup vullneti edhe per aktivitete qe i kom bo me shume deshire ne te kaluaren si te dizejnoj produkte (endrra ime qysh ne femijeri). Puna eshte se une jom rrit ne nje familje ku mashkulli dhe femra jane te barabarte nqdo aspekt, kurse i dashuri mkrijon presion tu thon jo burri vetet sguzon me marr asni hap pa thon une sguzon kerkun me dal pam vet mu , dhe me akuzon kinse une spo merrem me asgje , sapo filloj te merrem psh me dizejnim rrobash e sende te tjera pasi qe kam kryer edhe nje kurs per ket lemi thot jo ti spo me kushton kohe mua dhe fillon mem ofendu me fjalet mat kqiaj si l”lope” ti q**** robet e shum gjana tjera qe as spo du mi kujtu. Vllau jem pe vren qe mka humb i gjith motivi per jet mthor nuk je e qeshur si me perpara. Me familje e tij jam njoftu , gjithkqa kom bo edhe per ta edhe prap nuk eshte i knaqt . Nena e vet as motart eveta kurr nuk me akn ofru me fjal tmira gjithmon me kan ofendu edhe ma kan permen kishe kom nje preardhe tkeqe dhe nena vet ankohet te i dashuri se une nuk e perqafoj kur ajo e sheh dikon te njohur se don veq ne sy te tjerve mu dok kishe po duhum se jeton per te tjeret dhe jo per veti , e une sjom nje asi lloj personi qe kom qef mem pa tjert se apo knaqna a pe kaloj mir kom qef per veti mu ni mir , jo mem pa dikush kishe po knaqna, une gjith e kam respektu per qdo fest i kom kursy paret e fakulltetit mi ble gjera simbolike por kurr si kan be pershtypje. Kurse i dashuri perkrah iden e saj se dhet me jetu per hallk e jo per veti . E une kursesi spo mum pershtana me qet realitet se une prej fillimit ja kom bo me dije qe une du me jetu jeten teme e mos me ma ni qa thojn te jeret edhe thijke po qysh dush ti. E tash me thot athere jim kon i ri skom dit. Nejse edhe kur pomkapemi se osht shum kontrollues pom kap nifar ankthi me perfundi kit lidhje spo muj e mar at guximin edhe pse une edi qe jeta jeme kish me qen shume ma e mir pa te edhe disponimi jem kish me qen ma mir me qene vetme. Nuk guxjasni hall me nda me ta edhe pse krejt gajlet i kom qe aj sum kupton se meniren me bisedu nja sen qe munet me na nidh nfamije meniren bohet agresiv qarete smunem sen me diskutu. Nuk po guzoj kurfar llafi me qel se meniren thot po fol pallavra etj . Deshta me dit mendimin e juj si kishit vepru te kishit pas veten ne vend timin.

  1. Adda says:

    Rina e dashur ti vertet qenke ne nje situat stresuese .Mashkulli qe ke ne krah nuk te mbeshtet ne ate qe ti do te besh pekundrazi te ofendon me fjale te renda dhe kjo te ben te ndihesh keq sigurisht..Per mendimin tim mes jush ska dashuri nga ana e atij me teper pasi ai qe te do nuk te ben te ndohesh keq nuk te ofendon por te mbeshtet ..Keshtu qe me mire jepi drejtim sa nuk eshte von pa u ber me femije sepse ateher perkeqesohet gjendja..Shiko edhe ti pa veten pak lirin tende ndiq endrren tende te jesh e lumtur .Mere te dashurin ulu dhe bisedoja te gjitha cfare pakenqesi ke nga ai..Nese nuk i pranon dhe nuk mundohet ti korigjoj gabimet me mire ge ndahesh ..Nuk eshte e leht per ty por me mire von sesa kurre …

  2. Fatjona Ahmetli says:

    Përshëndetje!
    Faleminderit që ndave me mua këtë shqetësim tëndin! Është e rëndësishme që të mund të ndajmë me dikë mendimet dhe ndjesitë, veçanërisht me situata që janë të vështira për secilin nga ne!

    Familja ka një rol të rëndësishëm në mënyrën sesi i mendojmë, perceptojmë dhe vlerësojmë situatat. Vlerat familjare reflektohen në vlerat individuale të gjithësecilit. Mënyra se si e vlerësojmë veten dhe si e vlerësojmë atë në raport me të tjerët, dhe të ndikuar nga të tjerët është rrjedhojë edhe e marrëdhënieve familjare. Qasja që ke patur në familjen ku je rritur duket se është e ndryshme nga qasja që ke gjetur në familjen e të dashurit, gjë që ka ndikuar në ndjesitë, ndërveprimet dhe marrëdhëniet me të tjerët, komunikimin dhe aktivitetet e jetës së përditshme.

    E kuptoj që është një situatë e vështirë për ty, dhe nuk di si të veprosh. Mënyra sesi ti mendon është e ndryshme nga mënyra sesi familjarët e të dashurit tënd mendojnë. Mund të jetë gjithashtu shumë e vështirë për ty që nuk ke një komunikim pozitiv me të dashurin. Fakti që ndien frikë për të shprehur mendimin tënd, që kërkon leje për çdo veprim që bën, duhet t’a ketë vështirësuar marrëdhënien midis jush.

    Ndjesitë e tua, mendimet dhe vlerat e tua janë thelbësore! Është e rëndësishme që të kërkosh të drejtat e tua dhe të respektohen mendimet dhe ndjesitë, gjithashtu. Të provosh që të fitosh këto të drejta mund të jetë ndihmuese, në mënyrë që të vendoset një ekulibër midis asaj që ti do dhe vlerëson dhe asaj që të tjerët duan dhe gjykojnë të drejtë. Komunikimi dhe shprehja e asaj çfarë ndjen dhe mendon, dhe asaj çfarë dëshiron që të jetë ndryshe mund të jetë një fillim i mirë! E kuptoj që mund të jetë e vështirë për ty që të shprehesh, sidomos nëse mendon që ky mendim nuk do meret në konsideratë. Heqja dorë nga kërkimi i të drejtave nuk është ndihmuese dhe nuk e zgjidh situatën. Komunikimi efektiv mund të jetë ndihmues. Identifikimi tek vetja e një aftësie që mund ta përdorësh për t’u ndjerë më mirë mund të jetë ndihmuese, gjithashtu.

    Të qënit vazhdimisht e sforcuar dhe në përpjekje për t’i pëlqyer të dashurit dhe familjes së tij duket se ka shkaktuar tek ty mbilodhje dhe mungesën e dëshirës për aktivitete dhe veprimatri që më parë kanë qënë shumë të rëndësishme për ty. E rëndësishme është që të kuptosh dhe të reflektosh nëse ty të pëlqen vetja jote!

    Për t’i dhënë përgjigje dilemës tënde, si fillim duhet t’i japësh vetes përgjigje, mbi nevojën që ti ke për këtë marrëdhënie! Vendosja në balancë e aspekteve pozitive dhe negative për secilën zgjedhje mund të jetë ndihmuese, gjithashtu.
    Shpresoj që të mund të të kem ndihmuar sadopak! Mund të më shkruash për çdo gjë që mund të kesh nevojë! Për çdo pyetje ose paqartësi do jem e gatshme që të kthej përgjigje!

    Fatjona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV