Këshilla/Blog

Esi 19.04.2021

Pershendetje! Ju kisha lut me me dhane nje keshille , se si mundet me e kalu nji problem me ushqimin. Kam kriju nje frike te tmerrshme nga mbytja me ushqim edhe pse vete nuk jam mbyt ndonjihere. Tash kur ha kam mbajtje fryme , mezi gelltitna edhe me duket sikur mbytna. Qysh me e kalu kit problem? Respekte Esi!

  1. Ale says:

    Pershendetje,ashtu jam fiksu dhe une , por po mundohem ta harroj, eshte ndjesi sh e keqe

  2. Esi says:

    Pershendetje ! Po si i behet hallit? Si do ta hjekim ket frike? Eshte tmerr. Po dobesohna mjaft.

  3. Ada says:

    Esi kete problem e kam pas edhe une sa hoqa dore te haja ushqime te ngurta.Eshte ghjesht fiksim dhe kur fiksohesh te duket sikur ushqimi mbetet ne fyt sikur do iki ne frymemarje.Tani me eshte larguar duke mos e mbajt mendjen por kam frike psh te pi ilace qe jane kokerr gjithmon i tres ne uji se smund ti kapercej..Te them te bisedosh me nje psikologe dhe mos mba mendjen .

  4. Lea says:

    Per zotin eshte gjeja me e keqe me bote,,,edhe une e kam me rri mendja te frymemarrja qe nga 1 atak paniku t fort q kalova dhe sa here dua te gelltitem smundem sikur do mbytem,,,sikur si kryej dot t 2 proceset,,,kur nuk e mbaj mendjen jam ok,,,,problemi eshte qe eshte kthyer n fiksim,,,m rri mendja non stop jam dobsuar shume….keshilla?????
    Ishalla e kalojme sa me shpejt,,,Amin

  5. Anonymous says:

    Duhet qe te beheni te fort dhe ta kaperceni kete ndjesi un kam 1 vit e gjys qe vuaj dhe gjitha keto shqetesime i kam pasut tani sikur rrahjet me jan ulur fryma sme merretkam vet pa si bllokim por ankthi vazhdon e luan pa ndalim ishalla zoti na ndihmon e te gjith i sheron

  6. Harold Koxha says:

    Përshendetje Esi,

    Faleminderit që na ke shkruar.

    Përpiqem të kuptoj përmes fjalëve të tua se përjetimi i një frike të tillë sa herë që ushqehesh nuk është e lehtë. Kryesisht mund të jetë ndihmuese të eksplorohet mbi burimin e shqetësimeve që lidhen me frikërat dhe ankthin. Për këtë arsye do doja të të ftoja që së bashku të mund të shkonim drejt disa pyetjeve që mund të na lejojnë të kuptojnë më shumë rreth shqëtësimeve që ti kë shprehur.

    Fillimisht do të doja të të pyesja se sa kohë ka që kjo frikë është shfaqur?
    Nëse do të riktheheshin në fillimin e përjetimit të kësaj frike, a ka ndonjë ngjarje të cilën ti mendon se mund të ketë ndikuar në shfaqjen e saj e këtij shqetësimi? Cfarë ushqimesh mund të provokojnë më shumë përjetimin e kësaj frike dhe cilat ushqime mund të jenë më pak ndikuese?

    Jeni e mirëpritur për të vazhduar shkëmbimin e letrave së bashku!

    Gjithë të mirat,
    Haroldi

  7. Esi says:

    Frika ka ardhur natyrshem dhe eshte rritur me kohen. Kam degjuar qe jane mbytur njerez me ushqim dhe kane vdekur , ndaj me duket edhe mua se do te me ndodhe kjo gje. Mishin nuk e ha dot, gjerat e thata , solide ndersa suprat dhe ushqimet e buta i pertyp kollaj. Faleminderit per vemendjen Harold!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.