Këshilla/Blog

Eno 19.04.2021

Pershendetje nga mbi nje vit qe vuaj nga ankthi , e gjitha filloi me marrje fryme plogeshti, derisa nje dit pata nje atak paniku, we nga ajo dot kam bere shume kontrolle e analiza te gjitha dalin mire, simptoma e mia jane ndjesi si te fiket , rrahje zemre , shikim I turbull, duar e kembe te ftohta , ndjesi tensioni ne koke, she ndjesi te stomak jer frike her bosh her plot, ju lutem shume kish I ka keto simptoma pothuaj gjith diten sidomos frymen dhe ndjesin e te fiktit kur ecen vecanerisht?? Ju lutem kish I ka Simptomat e mia sepse, edhe pas shume kotrolleve me duket se smund te jet e gjitha ankth, ju lutem komentoni deh kush ka marr mjekim si esht tani

  1. ela says:

    pershendetje.
    edhe un i kam keto simptoma marrje mendsh sikur me shtyen dikush nga mbrapa krejt trullushum ka te heci sun e mbaj ekuilibrin e trupit teper keq edhe shum si pa frym sikur sun ngopem me frym edhe ne pun duhet me mask me qendru shum po e kam veshtir , edhe veshet po me fishkellojn teper gjendje e rend sdi qka tbej me esht merzit jeta ,sidomos ne pun shum e veshtir dhe ne pun e vuaj me shume kete pjes sidomos marra mendja ky trullimi me shkatrroj???

  2. ela says:

    a ke mundsi Eno te me tregosh me marramendje. dhe kete tensionin ne koke si e ke ma pershkruaj se edhe un e kam kte problem me koken sdi qfar kam .

  3. Arela Çarku says:

    Përshëndetje,
    Teksa lexoj letrën tënde ndjej një shqetësim shumë të madh nga ti dhe frikë se mos diçka më e keqe fshihet pas simptomave të tua dhe nuk është vetëm ankth. Shqetësimi i vazhduar dhe frika duket që po të mundojnë shumë dhe simptomat e tua e tregojnë qartë të gjithë tensionin dhe nervozizmin që ti po ndjen. Më vjen keq që po kalon këtë situatë të vështirë, e cila është e shoqëruar me pasiguri, mosbesim në analizat e bëra, shqetësim i vazhduar dhe mos pranim i ankthit tek ti. Më gëzon fakti që keni dalë shumë mirë në kontrollet mjekësore, ndonëse ti ndihesh në pikëpyetje të tensionuar për ankthin tënd. Simptomat që ti po përjeton janë normale për gjendjen e ankthit. Ato janë ndër mënyrat sesi ankthi komunikon me ty dhe sesi të kërkon vëmendje për tu kuptuar.
    Shumë persona i përjetojnë këto simptoma, por me intensitet të ndryshëm dhe sigurisht për arsye të ndryshme. Ajo çfarë është e nevojshme është të kuptohet sesi ankthi është provokuar tek ti. Ai është shfaqur prej 1 viti tashmë.. a ke menduar se çfarë e provokoi aktivizimin e tij? Cilat kanë qenë mendimet tua të para, instiktive.. Mjekimi më i mirë (përtej medikamenteve që mund të qetësojnë) është eksplorimi i ankthit, kuptimi dhe pranimi i tij. Për këtë ti nuk je vetëm. Dhe ti e di këtë gjë për aq kohë sa ke shkruar këtë letër. Le të mbajmë komunikimin dhe ta kuptojmë së bashku ankthin dhe natyrën e tij simptomatologjike, sikurse edhe mund të flasësh direkte me një psikolog ose psikoterapist nga chati i Nuk je Vetëm. Pikëpyetjet tensionuese do qetësoheshin duke u kthyer më pas drejt vetes..

    Kujdesu për veten,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV