Këshilla/Blog

Eas7 06.05.2021

Pershendetje , jam ne gjendje jashtezakonisht te tmerrshme ankthi . Para 2 viteve isha ne spital ku atje me diagnostifikuan me ankth pas shum kontrollave qe ishin mire pasi qe pesova nje atak. Kam marre dhe barna ATARAX ne periudh 4 mujore dhe i nderpreva pasi ngela shtatzene . mu largua paksa kjo gjendje gjate shtatzanise . tani qe kam 6 muaj qe kam lind vajzen simptomat da vijne e behen me te forta . RRAHJE ZEMRE , DHIMBJE SHPINE DHE GJOKSI , DJEGIE NE LUKTH , SKAM ASPAK KONCENTRIM , FRIKE NGA VDEKJA , MARRJE FRYME . ne pamundesi per konsulta me psikilog e psikiater se skam ku ti le femijet e bashkeshorti eshte ne pune tere diten . cfare me sugjeroni se kjo gjendje po me lodh ? Mendoj se domesdoshmerisht me duhet te largohem nga kjo gjendje se po fillon ndikon ne raportin tim me femijet se me duket se skam kohe per ato pasi qe non stop merrem me kete gjendje .Ju faleminderit paraprakisht

  1. Julia says:

    Kshu kam qene une por ja lash zotit ne dore . I thash vetes e keqja do vije kur te jete caktuar .
    Ato minuta qe po I harxhon duke mendu te keqen mund ti shfrytezosh per dicka tjeter . Dil shetitje ne ajer te paster ,lexo edhe meru me activities.

  2. Eas7 says:

    Sa kohe tu desht te dilje nga gjendja qe ishe . Jo se nuk mundem me menaxhu po vetem me lodh saq shume sa vjen ndonje dite dhe thjesht i dorezohem gati ne total …

  3. Leta says:

    Me ndihmoni ankthi po me shkatrron jeten ny lytem kam simptoma te tmerrshme edhe gishterinje e dores me dhembin qafa shpinda gjoksi kam qene edhe te mjeku mir mka thon ekam bo Ecg mir vetem se rrahjet e shpejta mirepo prap ne koken time nuk po bindem me ndihmoni po cmendem a ka pas edhe dikush simptoma si te miat ????

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe fakeminderit qe na ke shkruar. Ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj duke e drejtuar si nje pyetje te re dhe jo si koment ne menyre qe te merrni pergjigje nga nje prej eksperteve tane.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  4. Anonim says:

    Pershendetje te njejta shenja ikam edhe une dhimbje gjoksi ana djath ner sqetulla edhe e majta ma shum e majta perpara gjoksi kudo ben ndrishim shpina krahet sikur ne vena dhemb rrahje te zemres sidomos mbas buke edhe tu ndejtur ulur ikam ber gjitha kontrrollet nuk del asgjë gjithqka thon se je psiqikisht jetoj ne zvicerr kto shenja gati 2 vjet me dhimbje a rrahjet e zemres ma von kan fillu nuk e di shka me bo kam qen shum i fort skam pas ksi problemi asniher tash nuk e di shkat baj ndor te zotit.

  5. MD, MSc. Azra Kraja says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj per letren dhe me vjen keq qe po vuan. Ankthi eshte vertet i veshtire per t’u perballuar pa trajtim dhe nderkohe qe ke dhe femijet per t’u perkujdesur. Sugjerimi im eshte qe te besh prioritet shendetin tend dhe te sigurosh nje menyre per t’u trajtuar, qofte me mjekim apo me psikoterapi. E kuptoj qe mund te jete e veshtire te sigurosh dike qe te kujdeset per femijet, megjithate eshte e rendesishme te kerkosh ndihme dhe mbeshtetje tek bashkeshorti apo familjaret. Sic e thua dhe vete eshte domosdoshmeri qe ti te ndihesh me mire.
    Te uroj ta kalosh sa me shpejt!
    Azra

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV