Bleri 09.05.2021
Pershendetje.Jam nje djal 20 vjecar gjith jetesi time kam qen shum i qete shum tolerant shum i durushem.Kam kaluar disa koh ne depresion dhe sulme paniku.Dhe besoj se mund te jet kjo arsyeja qe sot kam ndryshuar aq shum.Kohet e fundit nervozohem shum shpejt per arsye te kota.Po e jetoj jeten si nje realiet fallco qe trruri im e fantazon.Jam shum shum i hutuar do gje qe me ndodh me ndikon per keq ne mendimet dhe ndjenjat e mia.Gjumi me esht ber shum i rende aq sa kur me therrasin ne mengjes per pun acarohem dhe nervozohem.Jam i shqetesuar se mos nje dit kjo gjendje mer kontrollin dhe mos bej veprime me te renduara si dhuna ose ofendime.Gjith kohes jam ne ankth.Shpesh nuk e di se cfar bej.Ose dua te them dicka dhe bllokohem sikur ben trruri stop dhe bllokohet harroj cfar do thoja.Nese esht e mundur nje diagnoz doja te dija se me cfar gjendje ose semundje jam.Dhe nje rekomandim per nje trajtim ose kurë per tu kthyer ne normalitet dhe jetesen normale.Sepse kjo gjendje me ben te mendoj se po cmendem dhe dita dites mendoj se trruri im po zerohet dhe do shkoj seriozisht e gjendjen e cmendjes.Ju faliminderit per kohen.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Fakti qe ke kaluar atake paniku do te thote qe ti je shendoshe e mire fizikisht , por eshte dicka ne psiken tende qe po te shqeteson . Kjo sjell edhe nervozitetin edhe hutimin edhe bllokimin ne shume raste , poooorrrr ta siguroj me 100 % qe ankthi nuk te con ne cmendje. Takimi dhe biseda me nje psikolog do te te qetesoje jashte mase.
Dilara shum faleminderit per qartesimin.Nje fjal motivuese per mua do te thot shum.Te falenderon per rekomandimin dhe kohen.
Pershendetje!
E lexova me kujdes letrën tënde, dhe me terhoqën vëmendje disa gjëra. Po filloj me të fundit: të përgëzoj që pavarësisht vështirësisë ke vendosur ta ndash këtu shqetësimin tënd, dhe nuk dë të dorëzohesh duke patur kurajo që të ndryshosh gjendjen tënde. Është e rëndësishme që të jesh i hapur për të bërë diçka për fitimin e normalitetin tënd.
Thua se ke kaluar disa kohë në depresion dhe ke patur atake paniku. Do doja të dija sa kohë konretisht, dhe si e ke përjetuar depresionin? Ataket e panikut dhe ndjesia se mos çmendesh lidhen me ankthin. Në momentin që këto simptoma ndikojnë në përditshmërinë tënde dhe marrëdhëniet e tua atëhere do ishte mirë që të kujdesesh per veten, një formë është nëpërmjet psikoterapisë. Por nësë e ndjen veten tepër të agravuar duhet të bësh një konsultë me një psikiatër për të marrë mjekim.
E rëndësishme, veç diagnozës është të kuptosh se çfarë po ndodh brenda teje emocionalisht. Çfarë po ndodh me ty këto kohë? Çfarë mund të ketë ndodhur që ti e ndjen veten të ndryshuar? Duket se më parë ti ke qene një përson i qetë dhe tolerant, dhe të bën përshtypje zemerimi që ke tani. Mbase je lodhur duke qenë tolerant, mbase tani ke nevojë për diçka tjeter nga vetja dhe të tjerët.
Na shkruaj serish,
Të përshëndes!