Këshilla/Blog

Naive 10.05.2021

Qe kur kam filluar shkollen e larte me ka filluar edhe ankthi per te folur ne publik kryesisht ne shkoll, saqe sot me ka bere shume pasive.
Edhe pse dua te jem sktive ne mesim kam frik se do e them gabim dhe nuk marr pjese fare. Kjo me ka bere edhe shume dembele ne realizimin e detyrave t eshkolles qe i le per diten e fundit dhe normalisht smarr vleresimin qe dua. Si mund te reduktoje ankthij dhe te dale nga gjendja depresive?

  1. Arela Çarku says:

    Përshëndetje,
    Më vjen mirë që ke shkruar dhe që po kërkon ndihmë për gjendjen që po përjeton. Monitorimi që po i bën vetes është shumë i mirë dhe ndihmues në këtë rast, ku ti duket qartë që e kupton se ke të bësh me një ankth performance (të paktën kjo me pjesën e shkollës dhe realizimin e detyrave dhe prezantimeve). Ti në këtë gjendje ke që kur ke nisur shkollën, pra tashmë prej 4 vitesh (duke marrë parasysh moshën e shënuar) ti përjeton ankth. Ankth i cili ka ndikuar edhe në renien akademike dhe mesa po kuptoj të ka përfshirë edhe në një gjendje depresive. Çfarë quan gjendje depresive? Mund të më tregosh pak më shumë sesi ndihesh? Ti kërkon ta reduktosh këtë gjendje, por reduktimi vjen pasi kuptohet gjendja në të cilën ndodhedh dhe se çfarë po përpiqet ankthi të mbulojë tek ti..
    Ankthi në këtë rast duket si një mbrojtës, nga një frikë e perceptuar..e cila nxit tek ti sjellje shmangëse dhe pasive që rrjedhimisht ka ndikuar edhe në vetëvlerësimin tënd dhe në mënyrën sesi ndihesh..
    Mundemi të komunikojmë pak më shumë bashkë? Do doja të dija mendimet e tua mbi këtë gjendje, si u shfaq ajo tek ti.. cfarë mendimesh aktivizohen teksa ankthi të shfaqet dhe si i flet ti vetes..
    Në titull ti shprehesh se po përjeton ankth social dhe depresion. Mund të flasim edhe ndaj situatave të tjera ku të shfaqet ankthi dhe si të bën ai të ndihesh..
    Në pritje të vijimsisë së komunikimit tonë..
    Kujdesu për veten,
    Gjithë të mirat,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV