Këshilla/Blog

Anonim 13.05.2021

Pershedetje njerzit me ankth social a mund te krijone familje

  1. Anonymous says:

    Po sigurisht që po ska asgjë të keq..
    Ankthi social është diçka që trajtohet kalohet

  2. Ana Troka says:

    E dashur letërshkruese,

    Po, sigurisht që njerëzit me ankth social mund të krijojnë familje.

    Shumica e njerëzve përjetojnë ankt në nivele të ndryshme dhe situata të ndryshme. Pa dyshim që sa më i madh niveli i anktit, aq më e vështirë është për njerëzit të ndërtojnë marrëdhënie sociale, vecanërisht nëse ankthi është me natyrë sociale. Ankthi social përvec marrëdhënieve tona me të tjerët, ndikon drejtë për së drejti tek vetja jonë, marrëdhënia dhe paqja që ne mund të ndiejmë me veten. Megjithëse ankthi në nivele të larta mund të ndërhyjë me ecurinë e marrëdhënieve tona me veten dhe të tjerët, ne sigurisht qe mund të krijojmë një familje pavarësisht frikës që mund të ndiejmë.

    Ne mund të ndihemi nervoz ose në ankth në rrethana të ndryshme. Njohja me njerëz të rinj, takimet me personin qe na pelqen ose e duam, ndërveprimet me shefat tanë, të folurit ose të performuarit në publik janë ndër situatat ku secili prej nesh shpesh mund të ndiejë ankth në nivele të ndryshme. Ndonjëhërë, kur ankthi arrin në nivele të larta, ne mund të përjetojmë një parehati të madhe në prezencën e të tjerëve e cila mund të na pengojë që të marrim kënaqësi nga ndërveprimet me ta ose të na shmangë nga ndërveprimet me të tjerët.
    Mjediset shoqërore na sfidojnë dhe na nxisin për të ekspozuar veten tonë. Shpesh kur ndërveprojmë i trembemi mundësisë se përshtypjet, vlerësimet dhe reagimet e të tjerëve mund të jenë të papëlqyeshme ose negative. Ndërkohë që vlerësimet e pëlqyeshme nga të tjerët na ofrojnë sigurinë dhe vetbesimin për të zhvilluar komunikimin dhe marrëdhëniet me të tjerët; frikërat e vazhdueshme nga vlerësimet negative na privojnë mundësinë për të eksploruar më tej. Ndaj, ndodh shpesh që preokupimi për vlerësimet e të tjereve para zhvillimit të takimeve, mund të nxisë ankth brenda nesh, i cili jo domosdoshmërisht përputhet me perceptimet, mendimet aktuale të tjerëve ndaj nesh.
    Kjo do të thotë që ankthi ynë bazohet në keqvlerësimin e situatave, të gjykimit të të tjerëve dhe të cilësive tona. Për këtë arsye, personat që vuajnë nga akthi, i të gjita formave nuk kanë arsye të jetojnë nën peshen e ankthit, por mund të kërkojnë psikoterapi me profesionistë të kualifikuar me qëllim që të eksplorojnë burimin e frikërave të tyre si dhe të korrigjojnë mënyrat e shtrembëruara të të menduarit, të cilat i mbajnë ato peng të frikërave të tyre.

    E dashur letërshkruese, ankthi social mundet vërtetë ti ngadalësojë apo apo vështirësojë disa marrëdhënie, por nuk na penon të ndërtojmë marrëdhënie, e mbi të gjitha, ankthi nuk është kurrë arsye për t’u dorëzuar, përkundrazi zakonisht shërben si një sinjal për të ndërmarrë ndryshime në jetën tonë. Shpresoj që kjo letër të bëhet motiv për ty që të kërkosh ndihmë tek një psikoterapist/e i/e përshtatshëm.

    Të uroj gjithë të mirat!
    Ana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV