Esi 13.05.2021
Pershendetje! A ju ndodh dhe ju qe gjate nje konflikti verbal me tone te ngritura ne familje ose ne shoqeri t’ju kape paniku, t’ju rrahe zemra fort dhe te duket se do t’ju bjere infrakt? Edhe kur zihen dy te tjere , une behem keq, me duket se do te vdes. Si te veproj qe te mos me beje pershtypje asgje ? Qe te flas dhe te sillem qeyesisht pa kaluar ne panik? Se me bllokoheytfrymemarrja ne moment , zemra me duket se me pushon dhe filloj dridhem e tera. Respekte!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Edhe un jam si ty dhe nuk e di se nga me vin keto sintoma
Esi e dashur Pershendetje !
Keshtu si ty jam dhe un sa her degkoj dicka nwgative, sa her debatoj me dike apo degjoj nga tjer mua zemra me rreh fort dhe behem keq .Jam konsultuar me mjeke dhe me kan thene eshte normale qe zemra te rreh, nuk perben ndonje peoblem por duhet te dish ti menaxhosh
E dashur eshte shume normale kjo ka te bej me tipin tend e të qënurit e ndjeshme.Mire eshte ti kontrollojme pak keto ndjenja mos te ndikohemi leht ,pasi keshtu si ty kam qen edhe une i perjetoja gjerat me frike dhe zemra me rrihte shpejt ..Sa arrita qe te vuaja nga ankthi kohe me pas .Nje konsult me psikologen do ishte mire..
Po ketu qendron problemi, tek menaxhimi. Si ta menaxhojme kete situate? Se nuk di ta menaxhoj nsaj po kerkoj dhe ndihmen tuaj ?
Pershendetje, faleminderit qe na shkruan dhe na beson. Persa i perket problematikave qe te shqetesojne, sigurisht qe ndodh shpesh edhe tek persona te tjere te panikohen dhe te kene keto shqetesime. Nese mundesh te shkruash serish per episode te vecanta kur ka ndodhur dhe ndjesit e tua ne ato momente. Cfare je duke ndjere kur kalon ato shqetesime? Cfare mendimesh te vijne? Sa kohe ka qe ndodh dhe cili ka qene episodi i pare qe mban mend te kete ndodh ? Ndoshta se bashku mund te eksplorojme dhe te kuptojme se cilat jane rastet me te shpeshta qe ndodh kjo situate dhe sa afer ketyre personave qe mund te kene konflikt je ti ?
Konfliktet ne vetvete na shkaktojne ankth, pasi perballemi me situata qe edhe pse mund te jene te lehta, perbejne kercenim per ne, dhe per mireqenien tone qofte ate emocionale qofte ate fizike.
Ndonjehere eshte normale te te bej pershtypje dhe te mos qendrosh indiferente pasi kjo do te thote qe trupi dhe mendja jote po reagojne. Pavarsisht kesaj, e kuptoj qe te shqetesojne keto reagime.
Eshte e rendesishme qe gjate nje momenti paniku, te kujdesesh per frymemarrjen dhe te mendosh se kjo gjendje eshte kalimtare.
Te ftoj te na shkruash serish.
Gjithe te mirat,
Oliana