B.K 19.05.2021
Pershendetje!
Per nje kohe te gjate mendoja se vuaja nga shperqendrimi, sepse kur pyetesha ktheja nje pergjigje tjeter (ne shkolle), pavaresisht se e dija pergjigjen e sakte. Me kete ide kam ikur per shume kohe, madje kur duhet te kthej pergjigje te cilen e bej nje “mishmash” ne filllim, ndaloj marre frym dhe filloj e rregulloj dhe shpjegoj deri diku.
Kam informacion dhe mund te pergjigjem ne cdo situate, por nuk me vjen asnje pergjigje apo asnje pyetje. Kur jam vetem (kam filluar te praktikohem duke folur me ze) dhe jam e afte te kryej nje bisede.
Bej dhe levizje me duar apo me koke dhe pergjigjen e ngaterroj, ose kur nuk pres te takoj dike, takoj nje person dhe tjetrin e harroj, madje as kontakt me sy nuk bej. Nje periudhe harroja ta takoja fare.
Shtuar gjithashtu se, ne nje grup me te madh ne moshe une nuk flas se nuk me vjen asgje per te folur(nuk kam turp), por kur jam vetem per vetem me ndonje prej tyre une edhe mund ti pyes dhe te krijoj nje bisede te vogel. Dhe kur shkruaj neper rrjetet sociale jam e qarte e sakte dhe mund te bej dhe ndonje shaka, ndersa jashte rrjeteve jam komplet dikush tjeter.
A ka ndonje praktike/trajnim qe te mund ta praktikoj ne kete rast?
Ju falenderoj!