Anonim 22.05.2021
Para 2 vitesh muskujt e qafes dhe shoatullave filluan te ngurtesohen dhe si rrjedhoje pata veshtiresi me gelltitjen .pas disa ditesh pata dhimbjecte forta akute te kokes , te cilat nuk qetsohen me asnje tablet pervecese infusion. Keto shoqerohen me frymarrje te ceketa dhe puls te larte (120 /min ). Keto probleme kan faza permiresimi por vijne serisht . Kohet e fundit dhimbjet jane perqendruar ne fyte ( ndjehet si lemsh ne fyte per shkake te merzise ) edhe pa arsye konkrete . Muskujt e fytit dhe shpatullave jan shume te tendosur dhe te dhimbshem . Dyshoje se eshte Crregullimet e pergjithshme te ankthit por deri tani asnje mjek nuk me ka vendosur nje diagnoze te caktuar
Faleminderit per pergjigjet
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur,
Më vjen keq që po jeton me këto shqetësime, të cilat mesa duket janë treguese të një vuajtjeje e cila duhet adresuar.
Besoj dhe shpresoj të kesh bërë ekzaminimet e nevojshme mjekësore, pasi ky është hapi i parë i adresimit të shqetësimeve të tilla. Nëse po, uroj të kenë rezultuar mirë për ty dhe që të mos ketë asgjë për t’u shqetësuar në shëndetin tënd.
Hapi i dytë është kërkimi i ndihmës psikologjike. Në këtë pikë, të sugjeroj fort të kërkosh një takim me një psikologe/e për të folur mbi atë që ti e ke quajtur “mërzitje” në letër dhe e cila, mund të lidhet në mënyra të rëndësishme me dhimbjet dhe shqetësimet e tua fizike.
Unë besoj që duke folur me një profesionist dhe duke punuar disa gjëra të forta që mund të gjenden brenda teje e që lipset të dalin jashtë përmes të folurit, ti do mund të ndihesh më e çliruar.
Nëse do të jetë e nevojshme, profesionisti do të të sugjerojë një konsultë mjekësore për të përcaktuar nëse do të nevojitet ndonjë mjekim.
Ndërkohë unë do të të inkurajoja të shihje brenda atyre periudhave të përmirësimit dhe të kuptoje çfarë ndodh brenda teje dhe rreth e rrotull teje gjatë kohës kur simptomat ulen dhe kur gjendja jote fizike bëhet më mirë.
Gjithashtu, do të të inkurajoja të gjeje forma të ndryshme të çlirimit dhe qetësimit të mendjes dhe trupit tënd, që nga aktivitetet kreative deri te kërcimi, sporti, joga, etj. Dëgjo çdo sinjal të trupit tënd dhe kupto që trupi po të flet dhe po të tregon se ka shumë nevojë të ndalesh e të merresh me këto sinjale, pra, për ta ndihmuar.
Uroj të të kem ndihmuar sadopak dhe uroj shumë ta kërkosh ndihmën sa më shpejt!
Të përshëndes përzemërsisht,
Lediona Braho