Këshilla/Blog

Anonim 23.05.2021

Prsh..doja te flisja per vjehrren time ka nje gjendje ankthi dhe depresive prej 3 muajsh…mungese e theksuar urie..lodhje ..dridhje duarsh ..mendime obsesive…para 3 ditesh ishim tek psikiatri ku mori faverinen sedoxil dhe depakinen..keto si duket i japin rritje te tensionit dhe ajo nuk reagon mire ndaj tyre …esht hera e dyte qe ajo do ti nderpresi..ju lutem me thoni sesi te veproj?.Flm

  1. Anonymous says:

    Dergoje ne psikolog . Per shkak te pandemise fatkeqesisht shume njerez kane pesuar te tilla probleme .

  2. Dr. Mirela Gokaj says:

    Pershendetje e dashur, ka raste qe kur fillohet nje terapi me antidepresiv pacienti te perjetoje nje rritje te ankthit ne fillim , ky konsiderohet nje efekt paradoksal I cili fatmiresisht eshte kalimtar dhe ka te bej me pershtatjen ndaj terapise. Do ishte mire qe dozen tja rrisesh avash avash dhe ne qofte se nuk ka per 2 jave ndryshim te gjendjes ta dergosh per nje rikonsultim. Nganjehere reagimi ndaj terapise me efekte negative lidhet me perjetimin subjektiv ndaj saj, pershembull frikra te ndryshme si ,mos behem me keq, mos po filloj te krijoj vartesi,mos duhet ti pij gjithe jeten, apo thjesht me irritimin me veten se si ka mundesi qe une te arrij ne kete gjendje. Per 3 dite ajo nuk ka marre asnje efekt terapeutik akoma. Ju falenderoj dhe mundohuni qe ta pyesni se cfare mendon ajo per mjekimin dhe ta sqaroni per frikerat qe mund te kete.
    Ju falenderoj per pyetjen.
    Mirela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.