Dita 31.05.2021
Pershendetje! Doja te ndaja me ju nje shqetesim qe tashme e kam prej shume e shume vitesh dhe me eshte kthyer ne kronik dhe e kam humbur shpresen se do te kthehrm ndonjehere ne normalitet. Une nuk ndjej dot gezim, ose me mire te them kam frike te gezohem ,sepse menjehere me kap paniku se pas kesaj nje gje e keqe do te ndodhe. Ndjehem gjate gjithe kohes nen presionin e ankthit dhe nga momrnti ne moment do te ndodhe dicka e keqe. Nuk kam pasur dhe nuk kam mundesi te zhvilloj psikoterapi dhe e ndjej qe po fikem si njeri perbrenda. Nuk kam oreks , nuk kam fuqi te bej asgje , edhe gjerat me normale me duken te veshtira per t’i kryer. Nuk ndjehem mire as fizikisht , kam shume lodhje di fizike dhe mendore, nuk perqendrohem dot ne bisede , dua vetem te rri shtrire gjate gjithe kohes. Mund te me jepni nje sugjerim , si mund te kthehem ne normalitet? Apo nuk do te ndodhe kurre kjo gje dhe do te vuaj kaq shume ? Eshte torture kjo gjendje …..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ne te njejten gjendje jam edhe un.Tek un ka dit qe kaloj mir po ka dit qe me rendohet situata aq shum sa nuk kam fuqi te ngrihem nga krevati dhe rri gjith dites shtrir.Kam shpesh sulme paniku , sulme ankthi qe me vin krejt pa pritur dhe me bejn jeten e perditshme shum te veshtir.Nje problem me i vogel te me ndodh mua me duket sikur esht shembur bota.Kam nje ndjenj sikur jam ne fazat e cmendjes dhe nk kam asgje cfar te bej per kete.Nuk kam ber kurr psikoterapi dhe besoj nk do mundem dot nga rutina e renduar.Kam gjithmon nje parandjej sikur dicka e keqe do te ndodh.Shpesh her e kaloj kete gjendje me muzike dhe kur e shikoj qe nuk kalon mundohem te bie ne gjum.Tani jam mesuar pakez por tek un ka len disa simptoma qe me shqetsojn shum si prsh. jeta me duket si dicka jo reale si nje enderr, fokusi “0” ,
perqendrimi “0”, shpesh edhe ne biseda duhet te ma perserisin 2-3 her nje mhb qe ta kuptoj.
Mundohem e kaloj pak te website nukjevetem.
sepse shoh qe nk jam i vetmi qe po e perjetoj.Dhe gjat nje shkembimi komentesh me persona qe vuajn nka kto simptoma me duket sikur 40% e simptomave me hiqen.Mar pakez shpres.Do sygjeroja faqen qe te mundsonte nje vend kur mund te bisedohet live sepse edhe komentet e kam ven re qe perpunohen dhe pastaj postohen.Ju lutem do me ndimonte shum jo vetem mu po plot njerez te tjer qe kan nevoj per dike qe e kupton se si ndihet dhe ngjallim pak kurajo per njeri tjetrin.
Faleminderit per kohen!
Ju uroj gjith te mirat!
Edhe une ndihem si ti edhe te kuptoj sa e veshtire eshte por jepi forca vetes levize trupin edhe mendjen .
Do te te sugjeroja teknikat e frymemadrrjes .
Merr fryme thelle edhe mbaje per disa sekonda pastaj liroje frymen . Beje disa here kte teknike ndohta te lehteson .
Përshëndetje e dashur,
Së pari të falenderoj që e ndave shqetësimin tënd me ne.
Më vjen keq për shqetësimet që po përjeton. Thua që i ke prej shumë e shumë vitesh dhe se e ke humbur shpresën, por letra jote është një tregues që shpresa gjendet brenda teje dhe të thërret për ta ndihmuar veten.
E kuptoj që nuk është e lehtë, pasi shoh që trishtimi ka përfshirë jo vetëm gjendjen tënde emocionale, por edhe atë fizike. Gjithashtu, shoh që ke shumë nevojë t’i kthehesh normalitetit.
Sugjerimi më i mirë në këtë rast do të ishte konsulta me një profesionist të shëndetit mendor (mjek dhe psikolog), sepse gjendja duhet trajtuar. Pa trajtim nuk mund të arrijmë rezultate të mëdha me këshilla apo sugjerime që lidhen me stilin e jetesës.
Brenda mundësive të tua, të sugjeroj që të gjesh forma dhe mënyra për ta ndihmuar veten: një aktivitet, një sport, një besim shpirtëror, biseda me njerëz që u beson, mbajtja e një ditari, etj.
Një nga këto forma mund të jetë edhe përdorimi i shërbimit pa pagesë të chat-it që ofrojmë në faqen nukjevetem.al, ku do të gjesh terapistë online me të cilët mund të komunikosh rregullisht.
Të përshëndes përzemërsisht,
Lediona Braho