Ela 10.06.2021
Cfare mund te bej per ta reduktuar kte ndjenjen e turpit ?
Kam nje femij 15 muajsh , dhe ve re qe dhe ai eshte i turpshem si mund te sillem me te?
Shpresoj te me ndihmoni
Ju falenderoj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përsëndetje,
Turpi është një emocion që përgjithësisht aktivizohet në situata sociale. Si çdo emocion tjetër, ai duhet parë si një sinjal që të thotë diçka. Çfarë të thotë ty turpi? Nga çfarë po të mbron, për shembull? Çfarë situatash/ vendesh apo njerëzish të nxit që të shmangësh?
Turpi mund të jetë mësuar herët në jetë dhe nëse nuk trajtohet apo nuk punohet me një terapist, mund të të pengojë të japësh maksimumin që dëshiron të japësh – pikërisht këtë që ke shkruar edhe ti në letër.
Fëmijët, që të vegjël, fillojnë të ndiejnë turp në situata të caktuara. Psh turpin mund ta mësojnë nga mesazhet që të rriturit i përcjellin, nëse i thuhet “turp” për këtë apo atë sjellje/ veprim, ata do të fillojnë ta brendësojnë pak nga pak dhe turpi mund t’i pengojë të afrohen me të tjerët apo të bëjnë veprime të caktuara.
Prandaj, një nga sugjerimet e mia kryesore është që ju si prind të flisni me një terapist për të kuptuar më shumë gjëra për turpin që vetë ndieni dhe për të gjetur mënyra për ta ulur atë. Kësisoj do mund të ndihmoni edhe fëmijën tuaj, pasi ndoshta ai është duke reflektuar emocionet që ju përjetoni – edhe turpin, në këtë rast.
Sjellja juaj, emocionet tuaja, mendimet tuaja të shprehura në fjalë shërbejnë si pasqyrë ku fëmija sheh dhe ndërton personalitetin e tij. Duke ndihmuar veten tani, ju do jeni në gjendje të ndihmoni fëmijën dhe të modeloni sjellje të përshtatshme për të.
Ju përshëndes,
Lediona Braho
Psikologe