1225 10.06.2021
Ajo qe me shqeteson me se shumti eshte ankthi dhe ataket e panikut. Per here te pare e kam perjetuar para 4 vitesh dhe e kam perjetuar shume keq duke mos ditur se cfare kisha. Ne cdo moment me kalonte ne koke ideja qe do vdisja dhe zemra po me ndalte. Ndonjehere me ndodh shume here ne muaj apo ne 2-3 muaj dhe ndonjehere nuk me perseritet per disa muaj rresht. Me vone fillova te kerkoj ne google ne lidhje me simptomat e mia dhe aty kuptova qe perkonin me ate qe quhet crregullim ankthi apo atak paniku. Duke lexuar kam mesuar dhe metoda se si ta menaxhoj dhe ta kaloj por ende sot e kesaj dite vuaj nga kjo edhe pse jo si me pare, por ne te shumten e rasteve mendja ime me shtyn te mendoj gjera negative. Kam folur me miq dhe me familjen per kte gje dhe mendoj se deri diku me ka ndihmuar, por besoj qe keshillat nga nje profesionist i fushes do me vinin me shume ne ndihme. Faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Qashtu jam edhe vet me trgo si po e mingjon te mingjoj ehe une se marova
Pershendetne dhe un jam keq shum prej anthitt marramendje kam dhe ana e majt me dhemb nganjeher nese me dhemb diku menjeher mendha vetem aty me rrin dhe mendoj mos me dhemb prap dhe lishtohem skam forc per asgje masanej
Skam vullnet per asgje shummm ehsshte gjendje e rend por zemren e kam fiksim kte koh vetem mem therr pak apo mem dhimt menjehrt trembem lishtohem me erresohen syt marramendje sdi a e kadikush si un zemren fiksim qe e mendon me te keqen per veten ju lutem tregoni se po tranohem
Skam vullnet as te dali jasht trembem mos me ndodh diqka ????
Pershendetje edhe un jam ashtu sikurse ju mu para disav vitev mka rrok ataku ne rrug kom mendu qe mka rrok infrakt edhe jom kan pa vedije edhe pse kom ba analiza gjithmon me dalin mir po tash e kam si fiksim si fobi edhe kur dal me shoqni me familje gjithmon e friksume pom ndodh prap pom nalet fryma mu kan ngri ana zemres pom rreh shum shpesh jom konsoltu me psikolog pak mka ndimu tash jom kthy prap tan kohen jam si ne siklet sjam e pergjendrume as ne pun mdoket se vetem un jam keshtu vetem mu me ndodh tash e 8 vite e kam ket gjendje jam tu u konsoltu me nje Neopsikiater ta shofim a po ja arrim me kalu ket gjendje qe muj me than qe esht tmerruse vem aj qe e perjeton e ndjen at ngushti ??
Pershendetje edhe mu para 8 vitev kom pas atak paniku kur kom qen ne rrug edhe pata hup vedijen kom menu qe kom pas infrakt po kom ba ingjizim te zemres analiza te gjitha mir mas ni muj e njeta mka ndodh ne shpi prap kom ba ingjizime prap njejt prej asaj kohe tan kohen jam ne siklet sjam e rehatshem jam e friksume tan kohen vet zguxoj me dal pa ni percjells edhe kur shkoj dikun qe esht lartesi meniher dridhna mnalet fryma e hupi kontrollen sjam e perqendrume as ne rrug as ne shpi po as ne pun menoj qe vetem un jam ket gjendje askush tjeter jom konsoltu me psikolog mka ndimu pak tash mas ni kohe prap po kam siklet mbllokohet fyti mvjen sikur po rrotllohet guhaa qashtu 5 min hupi prap qetsona spo di qfare gjendje esht kjo a ka zgjidhje ky problem per me ardh jeten normale si fobi prej gjdo seni tut prej krejt senev ???
Përshëndetje e dashur,
Ankthi është një emocion njerëzor, i cili ka në bazë frikën. Frika është një emocion bazë që na shërben për mbijetesën. Nëse nuk do ndienim frikë, do ishim më të rrezikuar në botën e madhe që jetojmë. Pra, frika na mbron, na nxit të mbrojmë veten në situata të rrezikshme. Mirëpo, ankthi që lidhet me një situatë që na ka frikësuar dikur, por që tanimë nuk po ndodh më, mund të mbetet dhe të marrë ndonjëherë formën e një çrregullimi. Edhe ankthi duhet parë si një sinjal që truri/ trupi e jep për të të komunikuar diçka me rëndësi. Psh. Ankthi mund të jetë mësuar si një përgjigje në një situatë më të hershme (ndoshta 4 vite përpara apo edhe më tepër) pasi në atë periudhë po shërbente dhe ishte funksional. Ama me kalimin e kohës, ai nuk shërben më, madje kthehet në të kundërt dhe fillon të bëhet shqetësues dhe bllokues, si dhe të ndikon jetën negativisht. Ajo që duhet bërë është të gjenden forma dhe mënyra për ta çliruar dhe trajtuar ankthin, që tashmë është një përgjigje e papërshtatshme në të tashmen tënde (edhe pse dikur mund të të ketë ndihmuar për t’u mbrojtur).
Më vjen mirë që ke gjetur mënyra për ta menaxhuar ankthin dhe që ke shfrytëzuar burime të ndryshme ndihme dhe mbështetjeje.
Ndonjëherë, këto janë mjaft ndihmuese dhe mund ta ulin ankthin në nivele të menaxhueshme, mirëpo nëse ndien se ankthi nuk është ulur aq sa prisje, të sugjeroj të bësh një takim/ konsultë me një psikolog ose një terapist, për ta trajtuar ankthin.
Siç kuptoj nga letra jote, ka periudha më të qeta në të cilat ankthi duket “i fjetur” por nëse nuk merr një trajtim psikologjik, ai mund të aktivizohet përsëri.
Uroj të marrësh ndihmë profesionale dhe të rifitosh ekuilibrin që dëshiron në jetën tënde!
Të pëshëndes,
Lediona Braho