Këshilla/Blog

Niki 14.06.2021

PERSHENDETJE
Ka gati 1 vit qe jam duke vuajtur nga lukthi ne fillin isha tek mjeku i lukthit dhe bera gastoskopin ku me doli se kam refluks mora terapin por pas 1 jave prap simptomat e djegjes
se lukthit marramendjes
dhimbje ne shpatulla e shume
te tjera filluan edhe me
shume.Pas kesaj bera CT te
abdomenit dhe aty me del se te
gjitha organet i kam ne rregull
d.m.th jam shum mire po ashtu
bera ekg e zemres si dhe
analiza te ndryshme te cilat
dalin perfekt. Kam filluar te
shkoj te qdo mjek per lukth qe
ma propozonte dikush dhe te
gjithe me thojn se nuk ke asgje
je shum mire ndersa une jam
duke vuajtur nga lukthi qe
vetem Zoti e din se qfare sikleti
kam. Tash para tri jave kam
qene ne shkup tek nje mjek
maqedon specialist per lukth dhe ai me kontrollon mr eho
dhe thot se lukthi nuk eshte ne
vendin e vet d.m.th ka dal nga
vendi i tij dhe ka ra ma posht se
qe duhet dhe po ashtu me thot
se je shume shume nervoz ai me cakton nje terapi per lukth dhe nje per akth ku per ankth kam tabletat sinequan 10mg dhe qe tri jave kam pak permirsim por ka raste kur me kap nje panik se nuk jam mire dhe vetem mundohem ku ta gjej nje vend te semur ne trup, me keputen duart kembet kam marramendje dhe gogesima tash kam ra ne hall a jam i semur nga lukthi apo krejt kjo po me shkaktohet nga ankthi.

  1. Dr. Mirela Gokaj says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Mendoje se terapine per ankthin duhet ta rivleresoni pasi mund te keni nevoje qe te rrisni dozen e antidepresivit . fakti qe ju ndieni nje permiresim keto 3 jave eshte tregues i mire por mendoj se gjithesesi diagnoza nuk quhet ankth por do pare nga nje mjek psikiater dhe do rregulluar terapia . e rendesishme eshte qe ju nuk vuani nga nje semundje organike dhe oraganet tuaja nuk kane probleme por duket sikur perceptimi jot per to eshte problematik. Mos vononi por caktoni nje takim me psikiatrin sa me shpejt qe ti riktheheni jetes normale.

    Gjithe te mirat,
    Mirela

  2. leli says:

    Tash qe 1 vjet vuaj nga helicobakteria kom shum marramendje dhe mundi, kam perdor 2 jav antibiotik kam hequr helicobakterien mirpo kom problem me marramendje jom si ne ankth dhe panik, nuk mundem me honger as me pi mir prej 110kg jam ra ne 90kg qfar me kshilloni

  3. Fatlind says:

    Përshëndetje
    Ju lutem një pytje kam nëse ka mundësi të më këshilloni ose më ndihmoni në përgjigje .
    Pse shpesh her pas ha buk pas ushqimit shpesh mbas 20 min fillon zemra me rreh fort
    Mu ka ba shum fiksim edhe frik pse mdodh kshtu edhe pse mundona te ha ushqime bio
    Ndonjeher sme ndodh por ne shumicen e rasteve qe 2 muaj kshtu

    1. Nuk Je Vetem says:

      Përshëndetje Fatlind,
      Rrahjet e forta të zemrës pas ushqimit mund të shkaktohen nga disa faktorë si ushqimet e rënda, ankthi, ose probleme të tretjes. Megjithatë, është shumë e rëndësishme të konsultohesh me një mjek për të identifikuar shkakun e saktë dhe për të marrë këshilla të duhura. Ndërkohë, përpiqu të hash vakte të vogla dhe të shmangësh ushqimet e pasura me yndyrë ose kafeinë.

      Gjithë të mirat,
      Stafi i Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV