Këshilla/Blog

Ana 14.06.2021

Doktor pershendetje ekam ni problem ikam ni par hapa tui perdor si te munohna mi lan mrrok ankth edhe ma teper qe smuj mja dal pa to qa tbaj spodi tlutna ni mendim

  1. Arela Çarku says:

    Përshëndetje,
    Më vjen mirë që po shkruan dhe po përpiqesh të komunikosh ankthin që po përjeton. Prej sa kohësh ndjen ankth dhe mund të ma përshkruash si vjen ky ankth tek ti. Po përdorni medikamente por sërisht nuk po japin efektin që prisni tek ankthi jot. Ilaçet mund të të japin një qetësi momentale, por nëse nuk përpiqeni të kuptoni ankthin tuaj atëherë efekti i tyre nuk do jëtë i duhuri. A je përpjekur ta kuptosh si u shfaq ankthi tek ti? Çfarë mendon se e ka provokuar shfaqjen e tij dhe do doja të dija natyrën e mendimeve të ankthit tënd.
    Mbështetja emocionale dhe të folurit mbi ankthin edhe me persona të tjerë si familjarë apo miq është shumë i rëndësishëm. A ke mbështetje nga miqtë dhe familjarët? A e ke pranuar ankthin që po përjeton apo po përpiqesh ta qetësosht vetëm me medikamente? Është shumë e rëndësishme ta kuptosh çfarë po të komunikon ankthi dhe kjo kërkon të flasësh dhe ta dëgjosh atë. Këshillimi psikologjik do ishte shumë mirë pranë një psikologu apo psikoterapisti. Por gjithashtu ti mund të shprehesh edhe tek chati online i Nuk Je Vetëm.
    Po kështu, konsultohuni me mjekun për marrjen e medikamenteve për ankthin.

    Kujdesu për veten,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV