Dea 14.06.2021
Pershendetje. Kam pas pesuar nje dhimbje shum te madhe mbas koke. My duk sikur vdiqa. Tensjonin e kisha shum larte ate dite.
Kam ber scaner koke dhe me than skam asgje. Eshte ankth dhe stres.
Me vdiq babi te mbas 2 ditesh qe kisha dhimbjen.
Me mpihet shpesh pjesa mbas koke. Kam perdor edhe ilaqe qetsuese. Tani jam pak me mire.
Por kur shkoj ne mdonje darke familjare ose marr pjese varrime ose ne raste gezimi kam si turbullim koke edhe marrje mendsh.
Zemra me rreh shum.
Ka raste qe me ther ne pjesen e zemres. Serisht doktorri me thot e ke nga ankthi.
Nuk e di cfar te bej.
Jam 25 vjeq edhe kam frike qe do mbes me pasoja gjith jeten.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Se pari, te falenderoj qe na shkruan dhe me vjen keq per humbjen e babait! Eshte e kuptueshme qe pas nje humbje te tille te kesh dhimbje dhe vuajtje dhe eshte e qarte qe dhimbja e kokes, bashke me friken dhe nevoje qe ke patur per te bere kontroll mjekesor lidhen me kete. Ne vdekje, ne mbledhje familjare mund te te rendohet gjendja emocionale si pasoje e kesaj ke edhe simptomat e ankthit. Sa kohe ka qe babai yt u nda nga jeta? Te ndodh ne situate te tjera te kesh simptoma te tilla? Cfare do te thote per ty qe te mbesesh me pasoja? Dhe se fundi, cfare mjekimi ke perdorur, per sa kohe dhe kush ti ka rekomanduar dhe cfare perpjekjesh te tjera ke bere per te trajtuar keto shqetesime?
Mendoj se terapia psikologjike do te te ndihmoje ne perjetimin e dhimbjes dhe frikerave me te cilat po perballesh dhe ne menaxhimin e situatave ku simptoma te tilla te shfaqen.
Te uroj me te mirat,
Azra