Dona 22.06.2021
Pershendetje! Doja te ndaja me ju nje problematike qe eshte bere shume shqetesuese tek une. Gjate kohes se pandemise kam qendruar gjithmone ne ankth , nga frika se mos infektohesha dhe vdisja ose mendoja te njejten gje per prinderit e mi. Ky ankth agravoi aq shume sa sot me ka vene per poshte dhe une nuk po funksionoj me si njeri, vetem sa marr fryme dhe kaq. Nuk qendroj dot ulur, nuk perqendrohem fare kur me flasin, nuk qendroj dot fare po fare me njerez, qofshin edhe te shtepise , izolohem ne dhome , nuk ha , nuk gelltit dot , ndjej parehati, mbajtje te theksuar fryme , takikardi shume te rende, rendese ne stomak, ndjesi mbytjeje dhe asfiksie. A ka sherim kjo gjendje apo po shkoj drejt vdekjes????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje, e njejta situate ka qene edhe me mua si shkak i pandemise, pasi kalova covidin gjenja u keqsua edhe me shume, tash nga janari ndjeku seanca tek nje psikologe me kane ndihmu shume, nuk eshte largu krejt ankthi por gjendja eshte shume ma e mire, pasi edhe ankthi do kohe dhe durim dhe pune.
Keshtu qe te kisha rekomandu me u konsultu me ndonje psikolog dhe me u merre me shume me aktivitete fizike qe me e largu mendjen nga mendimet negative
Përshëndetje,
Po e nis përgjigjen duke iu përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë pyetjes me të cilën ti e ke mbyllur letrën: Po, ka shërim. Nëse vendos të trajtohesh me një profesionist të shëndetit mendor (psikolog/ psikoterapist/ mjek psikiatër), atëherë gjasat janë të mëdha që ankthi yt të trajtohet dhe ti të rikthehesh në ekuilibrin që dëshiron.
Të inkurajoj që ta kërkosh ndihmën profesionale sa më parë, pasi e di sa e vështirë është të jetosh me përjetime të tilla, kaq bllokuese. Pandemia ishte një periudhë stresante dhe si e tillë, ka lënë gjurmë në mendjen dhe në jetën tonë të përditshme. Rimëkëmbja psikologjike dhe emocionale kërkon kohën e vet, por ndonjëherë është i nevojshëm konsultimi me psikolog, që rimëkëmbja të bëhet më mirë dhe më shpejt. Mbështetu te njerëzit më të afërt në këto momente, mos e ngarko veten me punë apo gjëra që mund të të lodhin, mundohu të pushosh dhe të përfshish në rutinën tënde të përditshme gjëra që të pëlqejnë, të çlodhin dhe të ndihmojnë të jesh në kontakt me veten tënde, trupin tënd, nevojat e tua. Ki besim, kërko ndihmë, bashkëpuno dhe do të shohësh që shqetësimet që po të bëjnë të vuash tani, gradualisht teksa trajtohesh, do i përkasin së kaluarës.
Të përshëndes,
Lediona Braho
Psikologe