Këshilla/Blog

Sar 23.06.2021

Pershendetje jam 17 vjece dhe nuk kam mbushur vitin qe vuaj nga ankthi kjo ka ndodhur per arsyen se gjat karantines un u perkeqesova nga alergjia dhe perdora disa ilace te cilat me dhan efekte anesore.dhe qe nga ajo dit me ka ngelur ndjenja e ankthit nuk e kam sic e kisha me par po prap arrin te me mposht duke menduar gjithmon per keq ,kam rrahje te shpeshta te zemres te shoqeruara me aritmi djersitje te duarve ,urinim i shpesht dhe nuk e bind dot veten qe esht thjesht ankth por mendoj se kam dicka tjeter.Jam konsultuar me nje psikiater kam mar disa ilace te cilat me qetesojn per disa jav pastaj me fillojn perseri shqetesimet.Ndjehem me mir kur flas apo shprehem me dike .Nuk kam problem me perqendrimin por kam humbur ndjenjat si ndjenja e fajit dashuris .

  1. MD, MSc. Azra Kraja says:

    Pershendetje,

    Te falenderoj qe na shkruan dhe me vjen keq per shqetesimin qe po kalon ne lidhje me ankthin. Te lutem mund t’I pergjigjesh pyetjeve te metejshme: Gjate karantines te eshte shfaqur per here te pare? Ke vuajtur here te tjera? Cfare mjekimi ke marre per ankthin dhe per sa kohe? Kur thua qe funksionon per disa jave pastaj te shfaqet serish, kjo ndodh gjate kohes qe je ne mjekim apo gjate nderprerjes? Ke provuar te besh psikoterapi ose keshillim? Duke qene se thua qe ndihesh me mire kur flet me dike, besoj se ky lloj trajtimi do te te pershtatet shume mire. Kur thua q eke humbur ndjenjat e fajit dhe te dashurise, cfare do te thuash?
    Mbetem ne pritje te pergjigjes tende!
    Me te mirat,
    Azra

  2. Anonymous says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe u interesuat .Une kam vuajtuar qe 5 vjece me alergjin dhe bajamet.Ndjenja e ankthit me esht shfaqur ne klas te 6 prej zhvillimit hormonal,sipas psikiatrit qe un konsultohem me thot qe ankthi qe ke esht i vjeter por sot esht me i evoluar.Un mjekohem me escitalopram 20 mlg.Gjat perdorimit te ilacit kam dhe shqetesime .per sa i perket humbjes se ndjenjes se dashuris dhe fajit e kam me kuptimin se nese jam ne faj e kuptoj por nuk e ndjej

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV