Hana 28.06.2021
Pershendetje, jam studente 22 vjec. Ndjej gjithmone friken se kam nje semundje te keqe. Nese me dhemb fyti mendoj menjehere se diqka e rrezikshme do tme ndodh, per secilen pjese qe me dhemb e njejta gje. Ka pasur raste qe kam bere analizat sepse frika nuk me lente te qete, gjithmone analizat ne rregull e gjitha eshte ne koken time. Kerkoj nga ju keshilla se si te me largohen keto mendime sepse po me bejn shume dem.Ju faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Prsh kam qen edhe un ne te njejtin rast si tendin 3 vjet se pari filloj pata shtrengim ne gjoks prej merzis pastaj frigohesha se do vdes kam semundje gjithcka qe levizte ne trup mendojsha se kam kancer de pesoj infrakt isha ne stres se dita dites do vdes paataj u mundova nga pak ti largoj kto vese te kota se ska asgje nga pak nga pak fillo edhe ty ti largojsh mos lezo ne internet se ke dicka pastaj de shohesh se sa mir do jesh edhe un tani kur me theren dichka e za kurse asgje skam edhe tani ska asgje
Pershendetje,
Faleminderit qe besove te ne shqetesimin tend. Besoj se eshte e veshtire te rrish gjithmone me friken se ke nje semundje te keqe, por me behet qejfi qe analizat te kane dale mire (ky eshte nje fakt i rendesishem qe duhet t’ia rikujtosh gjithmone vetes). Nje gje shume e rendesishe eshte se ti je e vetedijshme qe keto jane mendime (te pabaza sepse analizat te kane dale mire) dhe duhet te dijme burimin e ketyre mendimeve qe te ndergjegjesohesh se frika jote eshte jo reale. Sa kohe ke ti me kete frike? A mund te kujtosh se kur te ka filluar per here te pare te ndjesh friken se mos ke semundje te keqe? E lidh me ndonje situate ne jeten tende friken nga semundjet e pa sherueshme? Sa shpesh te ndodh kjo frike? Cilat jane mendimet e tua? Po simptomat emocionale apo fizike qe shoqerojne keto mendime? Vlen te theksohet se ky mendimi i pabaze “kam nje semundje te keqe” rrit friken tende dhe ben trupin tend, si fizikisht dhe emocionalisht, te besoje kete mendim. Te ftoj te reflektosh dhe te me shkruash ne lidhje me pyetjet e listuara me larte.
Gjithe te mirat!
Pershendetje, ju falenderoj shume per pergjigjen. Ka rreth 6-7 vite qe kam probleme me hemoroide, nje kohe te gjate nuk kam bere kontroll te mjeku sepse dyshoja qe kam tumor dhe nuk kisha guxim te shkoja.Por duhet ta ceki se perveq kesaj frike njekohesisht kisha frike se kam semundje tjera, ndonjehere ndjeja shtrengim ne gjoks, kisha renie te flokeve e cila sipas dermatologeve ishte per shkak te stresit. Tash ka tre muaj qe kam pasur nje intervenim per hemoroide dhe prej asaj kohe jam bere akoma me keq.Me ndodh pothuajse qdo ditejam ne stres
Pëshëndetje Hana . Njësoj jam dhe unë, jetojë me frikë përdit se kam diçka ne trup se mos kan spmundje të pa shërueshme. Një shenj më
Jep trupi dhe une jam ne alarm. Ndjej çdo ditë ankth, kjo me sjell probleme me frymarrjen, shpim ne gjoks , dhe pse analizat kan dal mirë perseri dyshoj. Mos ki merak sje vetëm ka shum si ne me këtë frikë .