Aris 02.07.2021
Pershendetje! Pas gjumit te drekes ose kur zgjohem ne mengjes , gjithmone zgjohem me ndjesine sikur do te te vdes. Te vjen nje ndjesi sikur do keputesh pertoke. Edhe truri eshte si cuditshem ne ato momente. ,Eshte nje gjendje shume e keqe . Si mund ta heq? A eshte dicka e keqe kjo qe ndodh? Me ka shqetesuar shume.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Prsh Aris, kjo nuk eshte asgje te tille ndjesi kam edhe une madje me kte ndjesi jam rritur qe e vogel madje shpesh me shoqerohet dhe me drridhje por nuk eshte asgje. Mos u merakos
Pershendetje,
Nga letra kuptoj qe ndoshta shqetesimi yt me i forte eshte ndjesia sikur do te vdesesh, e cila te ndodh pasi zgjohesh nga gjumi.
E kuptoj qe eshte ndjesi e veshtire, ndaj ty te duket “e keqe” dhe ke nevoje ta “heqesh”.
Mirepo, çdo simptome, çdo frike, çdo shqetesim vjen ne nje moment te jetes per te te dhene nje sinjal te fuqishem:
se diçka ka ndodhur ne te kaluaren, te cilen nuk e ke kaluar plotesisht;
se diçka po ndodh ne te tashmen, e cila po te shkakton stres;
se diçka ke frike mos ndodh ne te ardhmen (dhe shpesh kjo lidhet me ate qe ka ndodhur ne te kaluaren).
Nga ky kendveshtrim, mund ta kuptosh me mire shqetesimin tend, duke e pare si nje nevoje me te cilen duhet te merresh per ta qetesuar.
Te sugjeroj te flasesh me gjate me nje psikolog (ne sherbimin tone ne chat ose me nje psikolog te cilin mund ta zgjedhesh vete), ne menyre qe te kuptosh me teper mbi frikerat e tua dhe t’i trajtosh ato me ndihmen e nje profesionisti.
Te pershendes,
Lediona Braho
Psikologe