Këshilla/Blog

Ana 07.07.2021

Pershendetje, para 4 javesh pata nje abort spontan ne javen e 10. Ne jave para abortit bera eko vaginale dhe analiza gjaku dhe cdo gje ishte ne rregull. Dy her kam bere eko vaginale dhe ne dy rastet me pas kisha nje gjakderdhje te lehte. A mund te ken ndikuar ekot vaginale ne abort.
Dhe e dyta, cfare analizash me sugjeroni te bej para se te tentoj per nje shtatzani tjeter.
Faleminderit paraprakisht

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje,
    Uroj te jeni mire e me vjen keq qe keni perjetuar nje abort. Por ne fakt eshte nje gjetje mjaft e shpeshte nderprerja e barres. Ju siguroj qe nuk ka ndikuar ekoja gjinekologjike, gjithe bota e ndjek barren me eko vaginale ne tremujorin e pare dhe nuk do e benin po te kishte efekte negative te barra. Ju duhet te pritni disa cikle ( ne varesi te moshes dhe te historikut tuaj) per te ritentuar. Pas 3-6 muajsh mund te paraqiteni te mjeku juaj per analizat standarte para se te filloni te tentoni, gjithmone sipas protokollit. Jua rekomandon mjeku ato. Vetrm kur kemi tre aborte te njepasnjeshme, rekomandohet nje liste shume e gjate dhe e kushtueshme me analiza specifike.
    Ju uroj mbaresi
    Elinda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV