Beni 12.07.2021
Pyetja eshte kjo qe 6 muaj kam qen ne gjendje te keqe me ka kap ankthi pernjher edhe panik atak kam shku te secili specialist dmth te gjitha mire me kan dal .por prap me kap ai ankthi dhe paniku ndihem teper keq kam qen te psikiatri pas vizites se pare
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje,
Më vjen mirë që po shkruan dhe që po përpiqesh të komunikosh mënyrën sesi po ndihesh. Është shumë e nevojshme të flasësh dhe unë dua të lexoj edhe më shumë nga ti. Ankthi dhe paniku prej 6 muajsh nuk po të lenë të qetë, dhe ndonëse kontrollet nëpër specialist të kanë dalë mirë, sërisht je e shqetësuar. Kjo të ka nxitur të shkosh tek psikiatri? Si ka shkuar vizita atje? A po merr ndonjë trajtim dhe si ndihesh tani?
Do doja të dija më shumë mbi ankthin tënd, mbi mendimet që e shoqërojnë dhe mbi momentet që e aktivizojnë..
Të ftoj të komunikojmë qoftë përmes letrave apo edhe chatit të Nuk Je Vetëm.
Kujdesu për veten,
Arela