Doda 12.07.2021
Pershendetje shpresoj te jeni mire
Jam shtatezane 7 javshe dhe nga java e trete kam pas pire antibiotik cefuroxime per 7 dite me rekomandim mjeku per bakterin vaginal e.coli por duke mos e ditur qe jam shtatezane, a ka problem per bebin cfare me keshilloni?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur dhe faleminderit qe na keni shkruajtur,
Cefuroxime futet te antibiotiket qe lejohen ne shtatzani. Keshtu qe mos u shqetesoni. Pastaj, javet e para te barres egziston teoria gjithcka ose asgje: ose e nderpret fare ( pasi eshte faze shume delikate e zhvillimit te bebit), ose nuk i ben asgje ( pasi mundesia qe te kaloje te embrioni eshte shume e paket). Keshilla ime eshta t’i diskutosh te gjitha pyetjet dhe pasigurite e tua me mjekun tend qe te ndjek. Ndihu e lire te pyesesh serish nese ke nevoje per ndihme,
Te shkofte sa me mbare Dr.Elinda